Connect with Us

Finalizohet operacioni Shqipëri-Itali/ Goditet grupi kriminal, në pranga 11 persona

Kronika

Finalizohet operacioni Shqipëri-Itali/ Goditet grupi kriminal, në pranga 11 persona

Publikuar

-

Policia e Shtetit bën të ditur se është finalizuar operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”, në kuadër të të cilit janë vënë në pranga 11 persona.

Uniformat blu bëjnë të ditur se si rezultat i këtij operacioni, gjatë orëve të para të mëngjesit, në Itali dhe Shqipëri u bë ekzekutimi i 11 urdhrave të arrestit të lëshuara për pjesëtarët e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, 9 prej të cilëve u kapën në Itali dhe 2 në Shqipëri.

“Gjatë operacionit, nga Policia e Shtetit u kapën shtetasit F. P., 32 vjeç, lindur në Shkodër dhe I. D, 49 vjeç, lindur në Cërrik.

Gjykata e Hetimeve Para-Gjyqësore në Pistoia, Itali, ka lëshuar urdhër-arreste për 11 persona, ndërmjet tyre edhe këta dy shtetas, për veprën penale “Posedim dhe kontrabandim i paligjshëm i drogave, kryesisht kokainë” kryer në bashkëpunim. Maksimumi i dënimit 20 vjet burg.

LEXO EDHE:  Policia e Shtetit ju uron: "Gëzuar Vitin e Ri 2017"

Shtetasi F. P. ka luajtur rolin e tij si ndërmjetësues mes disa shtetasve shqiptarë të raportuar si blerës të pakove më kokainë, vepër penale të cilën e ka kryer në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ndërsa shtetasi I. D., duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas  shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për mbledhjen dhe nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë, sasi e siguruar dhe e ruajtur nga shtetas të tjerë shqiptarë.

Policia e Shtetit është e vendosur që të bashkëpunojnë ngushtësisht me partnerët për të luftuar me ashpërsi krimin e organizuar dhe terrorizmin.”-thuhet në njoftimin e policsë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I dënuar për trafik droge/ Konfiskohen pasuritë e Moisi Habilajt

Publikuar

-

Nga

“Miqësi me djalin e një bosi droge”/ Mediat italiane zbardhin përgjimet, del emri i Moisi Habilajt

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsioni, ka konfiskuar 22 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjareve te tij.

Moisi Habilaj, i cili është konsideruar si koka e grupit të trafikut të drogës, u arratis nga vendi i vuajtjes së dënimit të arrestit të shtëpisë, në Itali, dhe tashmë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, qe rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

LEXO EDHE:  Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe dy shtetas të tjerë/ Sekuestrohet drogë dhe fishekë
LEXO EDHE:  Vrasja e të riut nga policia/ Xhaxhai: Kishte dy hurma në dorë, doli për kafe

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme, konfiskimin e pasurive të Moisi dhe Florian Habilajt.

Pasuria e Habilajve llogaritet të jetë rreth 82.4 milionë lekë, dhe konsiston në disa pasuri të paluajtshme në Vlorë./ CNA.a

SPAK kërkon sekuestrimin e pasurive të Habilajve në Vlorë/ Zbulohet shifra

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ngacmoi seksualisht tre të mitura/ 61 vjeçari humb ndjenjat në sallën e gjyqit

Publikuar

-

Nga

Seanca gjyqësore ndaj 61 vjeçarit, Vasil Mulla, i cili akuzohet se ka abuzuar seksualisht me tre minorene,  është shtyrë.

Shkak është bërë gjendja e tij shëndetësore, pasi ka humbur ndjenjat, në sallën e gjyqit në Gjirokastër.

Mullaj u arrestua para 2 ditësh, ndërsa sot do të njihej me masën e sigurisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Video-Goditet një rast i trafikut të drogës në Korçë/ Prangoset poseduesi, e pësojnë dhe blerësit

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Korçë/ 57 vjeçari vret veten, dyshimet e para

Policia e Korçës ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke bërë të mundur prangosjen e një personi, dhe procedimin penal të tre të tjerëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Gj., 30 vjeç, banues në Korçë, si edhe u proceduan penalisht shtetasit K. M., A. C. dhe M. S.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se 30-vjeçari shpërndante në qytet lëndë narkotike në doza të vogla, janë organizuar shërbimet, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij në flagrancë duke iu shitur tre shtetasve të tjerë, doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

LEXO EDHE:  Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe dy shtetas të tjerë/ Sekuestrohet drogë dhe fishekë
LEXO EDHE:  Video-“Teatri” i Kryemadhit/ Pse shoqërimi në polici ishte vetëm një skenar  

Nga veprimet e mëtejshme procedurale,  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit P. Gj., shërbimet e policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi tjetër me lëndë narkotike kanabis, si dhe konstatuan dy shtetasit R. G., 31 vjeç dhe D. Xh., 32 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, duke kryer punime pa leje në banesën e tij, të cilët u arrestuan në kushtet e flagrancës për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE