LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Edi Rama fillon fushatën elektorale

4 Qershor 2020, 21:19, Politikë CNA
Edi Rama fillon fushatën elektorale

Në daljen e të enjtes në mbrëmje në emisionin ?Opinion?, kryeministri Edi Rama dukej në rolin e drejtuesit të fushatës elektorale që tashmë kishte startuar në Shqipëri. Kreu i qeverisë shmangu çdo debat dhe kundërshti ndaj qeverisjes së tij dhe eci para me premtime.

Së pari, tha se ai do të fitonte edhe dy mandate të tjera dhe për këtë kishte bërë gati edhe një paketë, e cila fillimisht ka dy premtime, taksën zero për tatimin e fitimit për biznesin e vogël, deri me xhiro 140 milion lekë të vjetra dhe gjithashtu tha se do të hiqte edhe TVSH-në për këtë nivel të taksapaguesve shqiptarë.

Rama deklaroi se këtë po e bënte në kuadër të projektit ?Shqipëria 2030?, duke theksuar  se këtë e kishte një platformë dhe projekt i cili ishte deri në atë afat, pasi deri atëherë ai mund të siguronte qeverisjen e vendit. Kështu kryeministri pretendon se do të fitojë dhe do të qeverisë të paktën edhe dy mandate të tjera.

Kryeministri u duk i qartë, u duk si në fushatë elektorale. Nuk kishte asnjë qëndrim dhe këndvështrim tjetër veçse duke folur me propagandë dhe premtime për të ecur më tej.

Kjo paralajmëron një fushatë zgjedhjesh të shpejtë, të filluar shumë kohë më parë nga kryeministri, ndërkohë që zgjedhjet parashikohen të jenë mes 15 prillit dhe 15 majit, duke bërë kështu që gati 8-9 muaj të kemi një fushatë e cila thuajse tashmë ka filluar që në hapat e parë të një kodi zgjedhor që pritet të marë vulën e Lulzim Bashës dhe kryeministri nga ana tjetër ka filluar premtimet e tij ekonomike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga