LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E BUJSHME/ Armando Broja "fërkon duart" nga ndryshimi i rregullores në Premier Ligë, ja arsyeja

4 Qershor 2020, 17:35, Sport CNA
E BUJSHME/ Armando Broja "fërkon duart" nga ndryshimi i

Kampionati anglez i futbollit po bëhet gati për rikthimin e tij dhe Armando Broja mund të ketë shanse më të mëdha për ta parë veten përsëri me fanellen e Çelsit në fushën e lojës. Sulmuesi i talentuar shqiptar është bërë pjesë e ekipit të parë në stërvitjet që blutë londienzë po zhvillojnë për rifillimin, por me ndryshimet e rregulloreve që po planifikon Premier Liga, do të ketë mundësi më të mira për të zbritur përsëri në fushë.

Broja debutoi në kampionatin anglez në minutat e fundit të sfidës ndaj Evertonit, para se kampionati të ndërpritej si pasojë e shpërthimit të pandemisë. Pas kthimit në stërvitje, Lampard vendosi të grumbullonte edhe sulmuesin e ri shqiptar me ekipin e parë, duke e menduar si pjesë të alternativave për vijimësinë e këtij sezoni, kjo edhe për shkak të ndryshimeve që planifikohen në rregullore.

Premier Liga pritet që të ndryshojë sistemin, duke pranuar 5 zëvendësime siç kanë bërë edhe vendet e tjera për t?u përballur me kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve. Por njëkohësisht, ajo po miraton edhe ?zgjerimin e pankinave?. Kjo do të thotë se numri i lojtarëve në pankinë do të rritet, duke pasur tashmë 9 futbollistë të gatshëm për trajnerët, që të kenë më shumë alternativa meqë shtohet edhe numri i zëvendësimeve që mund të përdorin gjatë sfidave.

Kështu, Broja do të ketë më shumë mundësi që ta shohë veten në pankinë në ndesjet e mbetura në këtë sezon e nuk është çudi që të gjejë minuta në sfida të tjera të bluve, ku ka lënë përshtypje të mira te stafi teknik.

Lajmet e fundit nga