"Ambasadorët përpjekje për të mbrojtur Ramën"/ Besnik Mustafaj: Reforma Zgjedhore nuk do të ketë rezultat
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën...
Presidenti Ilir Meta ka treguar pak më parë se përse dha pëlqimin e tij për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit për eurobondin.
Ndonëse një ditë më parë e ktheu në Kuvend, Meta deklaron se sot dha Po-në për Eurobondin pasi pretendon se ditën e sotme është njohur me sqarimet e Kryetares së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, dhe dokumentet zyrtare shtesë të paraqitura prej saj, të pa vëna në dispozicion në kërkesën e parë.
Në një letër drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, Kreu i Shtetit thotë se Qeveria dhe Kuvendi, në nisma të tilla ligjvënëse, duhet të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin e tyre.
Letra e Metës:
Në vijim të korrespondencës shkresore të nisur pas kërkesës suaj me nr. 1382/2 prot., datë 01.06.2020, administruar pranë Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. prot. 1732, datë 1.6.2020, jam njohur më kërkesën e Kuvendit për dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të projektligjit ?Për eurobondin që do të emetohet nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti, në marrëveshjet që do të lidhen?, të parashikuar për shqyrtim në seancën e sotme plenare.
Me shkresën me nr. prot. 1732/2, datë 3.6.2020, ju komunikova mosdhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të këtij ligji, së bashku me arsyet përkatëse, pasi në kërkesën dhe praktikën e administruar nga Kuvendi:
Nuk evidentohej nevoja dhe urgjenca, sipas kërkesës së nenit 84, pika 4, të Kushtetutës;
Nuk sqaroheshin arsyet e heqjes dorë paraprakisht nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen;
Nuk kishte të dhëna për konsultimin me Bankën e Shqipërisë dhe vlerësimin e saj në lidhje me rreziqet e daljes në treg në këto momente, si dhe me Avokaturën e Shtetit;
Nuk jepeshin të dhëna mbi mënyrën e përzgjedhjes së partnerëve në këtë proces kaq të rëndësishëm për financat publike;
Nuk jepeshin arsyet e përfshirjes në këtë proces, përmes një autorizimi të veçantë të ministrit të të Shtetit për Rindërtimin, ndërkohë që është Ministria e Financave dhe Ekonomisë që kujdeset për stabilitetin ekonomik nëpërmjet drejtimit me efektshmëri, efektivitet dhe transparencë të financave publike.
Ditën e sotme, më shkresën tuaj me nr. prot. 1382/4, datë 3.6.2020, jam njohur me sqarimet e Kryetares së Komisionit për Ekonominë dhe Financat, dhe dokumentet zyrtare shtesë të paraqitura prej saj, të pa vëna në dispozicion në kërkesën e parë.
Në këtë shkresë zyrtare, Komisioni për Ekonominë dhe Financat:
Ka shpjeguar nevojën dhe urgjencën, si të lidhur me presionin e lartë financiar të shkaktuar pas goditjeve natyrore (tërmeti) dhe shëndetësore (pandemia Covid-19);
Është rishikuar titulli dhe neni 1 i projektligjit lidhur me çështjen e imunitetit;
Është vënë në dispozicion qëndrimi dhe vlerësimi i Bankës së Shqipërisë dhe i Avokaturës së Shtetit lidhur me këtë transaksion;
Është sqaruar procedura e ndjekur për përzgjedhjen e partnerëve që do të mbështesin këtë proces.
Gjithashtu, jam informuar lidhur me faktin se, neni 3 i projektligjit, mbi autorizimin që i jepet ministrit të Shtetit për Rindërtimin, do të propozohet të hiqet në seancë plenare.
Sa më sipër, pas vlerësimit të plotë të të gjithë praktikës dhe sqarimeve shtesë, Presidenti i Republikës jep pëlqimin e tij për hyrjen menjeherë në fuqi të ligjit, pas miratimit nga Kuvendi.
Nga ana tjetër, kërkohet që, gjatë shqyrtimit të këtij akti në seancë plenare, si Kuvendi, edhe Qeveria të konsiderojnë shqetësimin e ngritur nga Presidenti i Republikës, por dhe nga Banka e Shqipërisë, për:
Analizën e kostos dhe përfitimit të marrjes hua në tregun e brendshëm (në lekë/në euro), apo në tregun e huaj, ose një kombinim i tyre.
Çdo transsaksion financiar duhet të paraprihet nga një analizë e gjendjes së valutës aktuale, të pritshmërisë së huadhënies për situatën emergjente të dhënë nga institucionet ndërkombëtare (FMN, BE etj.), si dhe të nevojave prioritare për të përcaktuar shumën e duhur në kohë të huamarrjes në tregun ndërkombëtar.
Në përfundim, ritheksohet nevoja që Qeveria dhe Kuvendi, në nisma të tilla ligjvënëse, të veprojnë në kohën e duhur, në mënyrë që t`u lihet hapësira e nevojshme të gjitha strukturave apo institucioneve për shqyrtimin e tyre./ CNA.al
Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i ftuar në rubrikën...
Kujtim Gjuzi është një deputetët më të “zhurmshëm” të Parlam...
A ju kujtohet viti 2016?Kur nisi Reforma në Drejtësi!Edhe at...
Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka folur me tone mjaft të f...
Përfundon takimi i kryetarit të Republikës së Re Lulzim Bash...
Policia italiane shkatërroi sot degën të mafies Ndrangheta n...
A doni një provë të qartë se përse e ashtuquajtura Reformë Z...
Ish presidenti Bamir Topi, i ftuar në Report Tv, ka zbërthye...
Pas kthimit në Kuvend të disa dekreteve, ditën e sotme presi...
Ish presidenti Bamir Topi, i ftuar në ABC news ku ka folur p...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma i është bashk...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në n...
Opozita parlamentare i është drejtuar me një letër ambasador...
Avokati Spartak Ngjela komentoi situatën politike në vendin ...
Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike ...
Me 85 vota pro, 12 kundër dhe 5 abstenim, Kuvendi i Shqipëri...
Stine Klapper, drejtuese e zyrës së fondacionit gjerman ”FES...
Kryeministri Edi Rama teksa foli në lidhje me abuzimin e 15-...
Pavarësisht se prej 3 ditësh ka nisur zyrtarisht nisja e pla...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuve...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Në kuadër të rotacionit të madh në postet diplomatike ...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...