Connect with Us

Debatet për “Zgjedhoren”/ Gjiknuri: Nuk e di pse opozita nuk e aprovon

Politikë

Debatet për “Zgjedhoren”/ Gjiknuri: Nuk e di pse opozita nuk e aprovon

Publikuar

-

“Për gabimet e mia flet vetëm drejtësia”/ Gjiknuri pyetet për “çunat problematikë”

Bashkëkryetari i tryezës së Këshillit Politik, për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ftuar mbrëmjen  e sotme në emisionin ‘’Real Story’’ ka komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila tha se tashmë “topin” e ka kreu i PD-së.

Gjiknuri tha se nuk po e kupton pse Basha me opozitën nuk po aprovojnë konsensusin për marrëveshjen, teksa shton se në produkt janë adresuar të gjitha kërkesat e opozitës.

“Ajo ishten një marrëveshje që ka adresuar kërkesat e opozitës dhe nuk e di pse nuk ka dhënë ok. Ka qenë një refren politik, ajo marrëveshje nuk ka humbur por ka fituar, ka fituar zgjedhjet, garancitë dhe menaxhimin. Një proces i depolitizuar dhe rezultati që presin shqiptarët. Por e kam bindje se në 15 vitet e fundit Shqipëria nuk ka pasur probleme por ka qenë kultura e mospranimit të zgjedhejve. Është më shumë debat politik. Pra ne fatkeqësisht kthehemi e bëjmë Reforma që nuk ndryshojnë kulturën e mospranimit të rezultatit.” tha ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Skandali/ Inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë mbyllin dosjet korruptive

Publikuar

-

Nga

Institucionet shqiptare, ministritë dhe strukturat që ato drejtojnë në Shqipëri, janë të përfshira në skema korruptive. Lidhje të forta politike, të cilat çojnë në zbatim të urdhërave të verbër që finalizohen me mbyllje proçedurash apo fshehje dosjesh skandaloze, duke përdorur disa inspektorë, që gjoja kryejnë veprime disiplinore.

CNA.al ka mundur të monitorojë disa nga veprimet e kryera nga Ministria e Drejtësisë, kryesisht nga inspektorët e këtij institucioni, të cilët çohen për të verifikuar denoncimet që vijnë nga qytetarët, për aktet e kryera nga noterë apo dhe struktura të tjerë në varësi të këtij institucioni.

Nga Ministria e Drejtësisë e kanë kthyer në Ministri të Zhdrejtësisë, me kuazi hetime, sa për të thënë dhe për t’u vënë epilogun sipas dëshirës.

Nëpërmjet një dosje të plotë, qartazi tregohet sesi inspektorët e ministrisë së Drejtësisë kapërcejnë sa në një krah në krahun tjetër, për të shpëtuar përgjegjësit dhe aktet e tyre skandaloze ligjore.

Këto akte që mund të quhen afera korruptive, që duhen ndjekur në mënyrë penale mbyllen pa asnjë pasojë ose maksimalisht jepet një “këshillim disiplinor”.

“Skandali Gjonaj”, në duart e Ministrit të ri

Gjatë kohës që ky institucion është drejtuar nga Etilda Gjonaj të tilla mbyllje ka pasur me dhjetëra. Por, inspektorët vazhdojnë të jenë në detyrë edhe tani.

CNA.al e sjell këtë dosje në momentin që Ministri i ri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se do të ketë një institucion të ri. Ai që do të kontrollojë, dhe do të jetë një departament anti-korrupsion pranë Ministrisë së Drejtësisë.

CNA.al do të sjellë një dosje të plotë, ku tregohet sesi një notere e përfshirë në një skandal, nga një kontroll i kërkuar pas një denoncimi në media, del totalisht pa asnjë lloj përgjegjësie.

Pra, duke përdorur disa instrumenta. Së pari, afatet dhe së dyti duke luajtur me shtyrjen e kohës së kontrollit.

LEXO EDHE:  Surprizon deputeti i Ramës/ Arritja e vetme e 100 ditëve të qeverisë, ruajtja e tepsisë

LEXO EDHE:  Pyetjet që kapin “mat” kreun e PD-së/ Pse hesht Lulzim Basha?!

CNA.al ka mundur të sigurojë dosjen e plotë dhe do të tregojë në disa shkrime sesi Ministria e Drejtësisë për të shpëtuar një notere që ka falsifikuar një firmë dhe një akt noterial, i shtyhet afati i kontrollit, justifikohet situata me Covid-in, dhe pastaj gjendet argumenti që kanë kaluar pesë vite nga kryerja e këtij falsifikimi.



Në fakt, inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë nuk konstatojnë thelbin e problemit, por e justifikojnë dhe e mbyllin dosjen.

Pra, e justifikojnë noteren falsifikatore dhe duke qënë se kishin kaluar pesë vite i mbyllin dosjen.

Ç’ka do të thotë se çdo noter mund të falsifikojë, kalojnë pesë vite dhe ai del i pafajshëm, sipas inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë.

Por, edhe pa kryer detyrën e tyre, pa verifikuar faktet të cilat nxirrnin në pah të vërtetën e një falsifikimi dhe veprimi ishte mjaft i thjeshtë.

Verifikimi i dokumentave apo edhe i akuzave. Inspektorët shkojnë, marrin të mirëqenë një deklaratë dhe thonë se kanë kaluar afatet ligjore.

Inspektorët e MD, fshehin veprën penale

Në fakt, një rutinë administrative, e cila ka fshehur një vepër penale. Një falsifikim i cili ndodhet në një proces hetimor në prokurori, dhe Ministria e Drejtësisë, në të gjitha rastet sillet konfuze në lidhje me faktin se ishte kryer një falsifikim.

Një herë thotë se presim hetimin e prokurorisë, pastaj duke u justifikuar me Covid-in, shtynë afatin dhe në finale thotë se ka kryer një proçedurë rutinë dhe e ka mbyllur këtë dosje.

CNA.al do ta sjellë të plotë këtë skandal. Noteren, inspektorët e përfshirë, si një rast ulëritës drejtuar ministrit të Drejtësisë, për të parë a do të funksionojë vërtetë kjo reform anti-korrupsion në institucione.

Ky është një nga rastet më flagrante, që tregon se, ose korrupsioni ka mbyllur dosjen ose me urdhër politik ajo është futur në një sirtar pa u kryer aspak kontrolli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E ktheve PD në parti të Soros”/ Shqiptarët akuza Bashës: Po merr leksione nga Rama, jep dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në selinë e PD një grup të rinjsh të Partisë Popullore Austriake. Në një postim në rrjetin social Facebook Basha shprehu gjithë kënaqësinë që i dha takimi me të rinjtë, ndërsa demokratët e kanë “kryqëzuar” me komente.

Një qytetar shprehet se Basha së pari duhet të mbledhë të rinjtë e vendit dhe të diskutojë për problemet reale që ka vendi.

Një tjetër komentues, i shkruar se ka marrë leksione të mira nga kryeministri Rama, duke e akuzuar se e ka kthyer PD në parti të Sororsit.

Byth e brek me edvin plehrën e ke kthyer Partinë në Parti të Sorosit se ti dhe edvini të Sorosit jeni thirri mëndjes sa nuk është vonë”, shkruan komentuesi.

LEXO EDHE:  22 vite nga bombardimet e NATO-së ndaj Serbisë/ Rama kujton mesazhin e Clinton

LEXO EDHE:  Përgjigjia e Bashës/ Reagon Rama: Jam unë gabim apo ka diçka që nuk shkon?!



Një tjetër qytetar, i vë në dukje Bashës parimet europiane, që një lider duhet të japë dorëheqjen nëse humbet në zgjedhje.

Ne Partine Popullore Europiane nuk aplikohet asnje nga format e drejtimit te Partise qe aplikoni ju o zoteri. Atje statuti eshte mbi gjithçka! Dhe doreheqja ne rast humbje e liderit eshte preambula e ketij statuti”, shprehet komentuesi./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Debati për flamurin shqiptar në Egjipt/  Rama sqaron ish-deputetin dhe komentuesit

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti Myslim Murrizi, teksa komentoi ditën e djeshme vizitën e kryeministrit Edi Rama në Egjipt, nxori në pah një detaj që nuk kishteë ndodhur asnjë herë në një pritje zyrtare, mungesën e flamurit shqiptar.

Por ky detaj u vu re edhe nga komentuesit, të cilët vërshuan në një sërë kritikash në drejtim të kreut të qeverisë, ku njëri nga ndjekësit shkruante me ironi se “po flamuri shqiptar ku është, e mori era?”.

LEXO EDHE:  Dy kryeministra në Samitin e Berlinit/ Ish-ministri tallet keqazi me Ramën

LEXO EDHE:  Edi Rama si antiamerikan

Për t’i dhënë fund të gjithë debatit mendoi vetë kreu i qeverisë, i cili i ktheu përgjigje komentuesit duke e sqaruar se: “nuk vendoset flamuri i shtetit tjetër në ceremonialin ushtarak të mikpritjes, rregull elementar në gjithë botën”./CNA.al



Rama vizitë në Egjipt/ “Injorohet” nga autoritetet

 

LEXO TE PLOTE