LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bushati akuza ambasadores së SHBA/ “Po merr për budallenj 2 milion shqiptarë”

4 Qershor 2020, 20:06, Politikë CNA
Bushati akuza ambasadores së SHBA/ “Po merr për budallenj 2

Analisti Andi Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Open? ku po flitet për Reformën Zgjedhore, tha komentuar dhe deklaratat e ambasadores së SHBA e cila dje tha se marrëveshja është gati dhe tani topi është tek Lulzim Basha.

?Nuk e siguron dot komisioneri i pavarur mos vjedhjen e votave. E shikuam në Dibër kur Damian Gjiknuri me atë që është kryetar bashkie në Lezhë që u bënin presion mësueseve. E shikuam që mjekët thanë që 4 viktimat me 21 janar u vranë nga turma.

Të thuash që ky draft siguron votë e lirë, është si të marrësh 2 milion shqiptarë për budallenj. Në demokraci ky draft është përfekt, në regjime si ky nuk funksionon? tha Bushati./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga