Connect with Us

Ambasadoret duhet të kuptojnë se me kë dhe për çfarë po negociojnë

Politikë

Ambasadoret duhet të kuptojnë se me kë dhe për çfarë po negociojnë

Publikuar

-

Që në krye të herës, të gjithë përfshirë socialitët kanë sqaruar gjithmonë, se duhet depolitizimi i komisioneve zgjedhore, për të shkuar tek propozimi i dhënë nga OSBE/ODIHR dhe i zbardhur nga ekspertët. Gjatë gjithë orëve të megociatave, Luli Basha ka kërkuar që të ketë paritet përfaqësimi politik në organet e administrimit të proçesit zgjedhor, pra tre përfaqësues nga opozita dhe tre nga mazhoranca në komisionet zgjedhore dhe një komisioner të zgjidhej apolitik, pra i pavarur me short në KQZ. Praktikusht kjo do te thotë që gjithshka te ngelej aty ku ishte.

Aktualisht ne Kodin Zgjedhor, sistemi që kemi dhe mënyra e votimit, parasheh që gjysmat e komisionereve i ka opozita dhe gjysmat mazhoranca. Një prej tyre hidhet me short në KQZ, ku vendoset se në cilat zona do të ketë një përfaqësues më shumë opozita në drejtimin e zgjedhjeve dhe në cilat KZAZ do të ketë përfaqësuesin, drejtues mazhoranca.

Luli Basha ka propozuar që komisionet të ngelen siç janë dhe vetëm shorti të zgjidhet për komisionerin e pavarur. Pse duhet Kod i ri kur aktualisht sistemi zgjedhor në Shqipëri ka të njëjtën formulë, siç po negocion Luli Basha?

Sot gjysmat i ka opozita dhe gjysmat mazhoranca dhe drejtimi i tyre vendoset me short sërish.

Luli Basha me sa duket besoi apo shpresoi që kërkesat do i kundërshtoheshin. Kur pa se kushtet e vëna, ju pranuan nga mazhoranca, Luli është gjetur totalisht i papërgatitur dhe ka vijuar të përcjellë kushte të reja.

LEXO EDHE:  Lirimi nga burgu i dy ish-deputetëve të PS/ Zbulohen prapaskenat

I ndodhur përballë presionit amerikan për të nënshkruar marrvëshjen, pasi ka sajuar këtë lëvizje qe në fakt ruan të njëjtën formulë komisionesh që kemi pasur edhe në zgjedhjet e kaluara, dhe vetëm komisionerin apolitik ta zgjedhim me short, duke humbur publikisht, gjeti grepin vetëm për drejtimin e KZAZ-ve, të cilat më parë gjysmat i kishte opozita dhe gjysmat mazhoranca e që tani do që të drejtohen nga një komisioner apolitik.

Tani pasi e njohen Luli Bashen, të huajt duhet të kuptojnë që në emër të negociatës, po nxjerrin një produkt që bllokon zgjedhjet.

Rruga ekstrainstitucionale favorizon PD-në në qëllimet e veta bllokuese.

Opozita jashtëparlamentare në këtë rast është në keqbesim.

Zgjidhja duhet kërkuar tek mekanizmat ligjore, parlamentare dhe institucionale.

Parlamenti duhet të kthejë versionin e ekspertëve dhe të nisë miratimin e draftit.

Me këtë që po bëjnë ndërkombetarët, opozita nuk u ndëshkua për daljen nga sistemi. Përkundrazi u faktorizua.

Dhe ky është gabim që do të rezultojë i pafalshëm.

Reforma duhet të shkojë drejt plotësimit të standarteve dhe rekomandimeve, jo drejt plotësimit të kërkesave politike. Ekspertiza ndërkombëtare duhet të kujdeset që mekanizmat e reja të jenë të paanshme, të barazlarguara nga palët dhe të lidhura strikt në ligjin. Depolitizimi i administratës zgjedhore është kusht i OSBE/ODHIR. Nuk është lëndë për negociim.

Këtë duhet të kuptojnë ndërkombëtarët rishtarë, tani që u prezantuan me Luli Bashën./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pas dënimit të Adriatik Llallës/ Rama për mediat franceze: Pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas dënimit të ish prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, nga apeli i GJKKO me dy vite burg, kryeministri Edi Rama, në një intervistë për median e njohur franceze, Tv5 Monde, është shprehur se pandëshkueshmëria nuk është më një normë në Shqipëri.

Rama thekson se fakti që para gjykatave po dalin njerëz me pushtete të forta dhe po dënohen, tregon se Shqipëria po bën një luftë të hapur kundër korrupsionit.



Fakti që pandëshkueshmëria në Shqipëri nuk është më një normë, dhe fakti që ka njerëz nga pushtete të forta që kanë dalë para gjykatave dhe janë dënuar, flet vetë. Po bëjmë një luftë të hapur kundër korrupsionit, po bëjmë një luftë të hapur për shtetin e të drejtës dhe dua të shtoj edhe luftën kundër trafikut të drogës; së pari nuk jemi një përjashtim në Evropë, së dyti  po të flasim për sasi, jemi ndër vendet me sasinë më pak të konsiderueshme dhe së treti kemi bërë përparime shumë të rëndësishme edhe në këtë drejtim”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE