LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimi seksual me 15-vjeçaren/ Gazetarja: Të veprojë ligji që të mos shkohet në vetëgjyqësi, kastrim pedofilëve

4 Qershor 2020, 12:19, Sociale CNA
Abuzimi seksual me 15-vjeçaren/ Gazetarja: Të veprojë ligji

Nisur nga rasti më i fundit, ku një 65-vjeçar ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur, gati 10 mijë qytetarë kanë firmosur një peticion ku kërkohet krijimi dhe publikimi i një regjistri me emrat e abuzuesve seksualë.

Peticioni i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë. Argumenti kryesor për regjistrin publik, është se kjo praktikë e ndjekur në vende të tjera perëndimore kanë parandaluar rastet e përsëritura si dhe krijon një mjedis miqësor për viktimat si dhe inkurajon që të bëjnë denoncim në kohë.

Ndërkohë, në orën 16:00 të pasdites së sotme, marrë shkas nga përdhunimi i 15-vjeçares në Kamëz shoqëria civile do të zhvillojë një protestë nën moton “Ti nuk je vetëm”.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania gazetarja Fatma Haxhialiu, e cila është një ndër zërat më aktivë, kundër abuzimit dhe dhunës ndaj grave tha se në një shtet ku përdhunuesi e pedofili dënohen maksimumi 5 vjet e dalin në rrugë pas 2 vjetësh për shkak të uljes së dënimit, minimumi që mund të kemi është një regjistër publik me emrat e abuzuesve, mundësisht edhe me adresat e tyre, që secili ta dijë nëse e ka të sigurt fëmijën në zonën ku jeton.

?Sot do të kërkohet dënimi maksimal për pedofilët, unë personalisht dhe disa aktiviste të tjera, zonja të nderuara kemi kërkuar kastrimin e pedofilëve dhe më rëndësishmja një regjistër për të gjithë ata përdhunues, abuzues, që mund të përfitojnë nga hapësirat në legjislacionin tonë për të dalë nga burgu për 2 vjet, që të ketë një regjistër online si në Amerikë, ku ti shikon dosjen kriminale të pedofilit dhe mundësisht edhe adresën e tij që ti ta dish kë ke afër fëmijës tënd?, tha ajo.

?Gjëja e parë që bën media është shkon dhe publikon identitetin e viktimës, në rastin e 15-vjeçares kanë shkuar në shtëpinë e vajzës, në shtëpinë e mortit siç mund ta themi. Këtu duhen dënuar nga i pari tek i fundit; stafi pedagogjik jo thjesht duhet të shkarkohen, duhet të ndiqen penalisht, të japin llogari para ligjit se ishin në dijeni të abuzimit dhe nuk kishin reaguar.

Një nga gjërat për të cilën ne po ngrihemi sot është se si mundet një pedofil të dënohet nga 4-20 vjet burg dhe në qoftë se rasti gjykohet nga një i papërgjegjshëm marrin 5 vite burg e më pas lirohen për dy 2 vjet për shkak të uljes së dënimit, dhe për 2 vjet ne kemi në rrugë një pedofil që ka përdhunuar dhe ka shantazhuar.

Nëse shoqërinë civile nuk e mbështet ligji nuk ka çfarë bën. Ligji duhet të veprojë që të mos shkohet në vetëgjyqësi. Dëgjoj njerëz, intelektualë që kanë arritur të thonë se do shkojnë në vetëgjyqësi se nuk mund të lejoj që për fëmijën tim të abuzuar të tallet ligji?, tha Fatma Haxhialiu.

Lajmet e fundit nga