LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

350 milionë lekë rryshfet/ Gonxhe rrit stekën, te "Patentat" i japin 20.000 euro, mos i heqë nga puna

4 Qershor 2020, 10:57, Politikë CNA
350 milionë lekë rryshfet/ Gonxhe rrit stekën, te

Përkundër premtimeve të Rilindjes në luftën antikorrupsion, duket se ajo ka rënë vetë brenda rrethit. Kanë qenë të shumta rastet e denoncimit të korrupsionit dhe aferave të ndryshme për drejtorët e Rilindjes.

JOQ shkruan se ndër to është edhe Blendi Gonxhe, i cili është në krye të Drejtorisë së Shërbimit të Transporteve ose siç e njohim të gjithë “Patentat”, prej dy vitesh. Akuzat ndaj tij janë përforcuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili herë pas here ka publikuar dëshmi të ndryshme të akteve korruptive.

Duke iu referuar edhe Berishes, sipas JOQ Gonxhe merr mbi 350 milion lekë rryshfet prej inspektorëve nga provimet për lejet e drejtimit, sipas denoncimeve që i mbërrijnë nga punonjës të kësaj strukture, ose nga njerëz të larguar nga detyra.

Berisha ka hartuar një grafik se sa rryshfet merr Gonxhja prej inspektorëve nga provimet e lejeve të drejtimit, në gjithë vendin. Ja çfarë shkruan, nisur nga një dëshmi që i ka shkuar atij.

Blendi Gonxhja te DPSHTRR, merr nga inspektoret e provimeve për lejet e drejtimit, nga data 20-25 e çdo muaji, jo me pak se 350 milionë lekë.

Konkretisht, nga:

Tirana, 60 milionë

Fieri, 35 milionë

Durrësi, 30 milionë

Elbasani, 25 milionë

Korça, 16 milionë

Laçi, 20 milionë

Kukësi, 15 milionë

Dibra, 10 milionë

Shkodra, 25 milionë

Vlora, 8 milionë

Gjirokastra, 4 milonë

Saranda, 3 milionë

Berisha shton se këto para ryshfeti shkojnë tek një familjar i Gonxhes si një pagë e përmuajshme.

Ai gjithashtu shton detaje se Gonxhe ka në pronësi një kompani mjaft të fuqishme transporti dhe makinash me qira, e njohur sepse i ka zyrat në ish-Bllok.

Gjithashtu një aferë tjetër sipas Berishës, është edhe rikonstruksioni i godinës së DPSHTRR, në vitin 2019, edhe pse godina kishte vetëm një vit që nga rikonstruksioni i fundit. Rast i cili u denoncua edhe ditën e djeshme me fakte reale nga JOQ Albania, për godinën e re por të rikonstruktuar nga Gonxhe me qëllim hedhjen e disa milionëve të tjerë në një tender.

Por më e rënda qëndron në atë që quhet taksa e punës, ku çdo punonjës duhet të paguajë 20 mijë euro me qëllim mbajtjen e vendit të punës./ JOQ

Lajmet e fundit nga