LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Arrestohet kapoja shqiptar i bandës së trafikut të drogës dhe pastrimit të parave/ I sekuestrohen 40 mijë euro

3 Qershor 2020, 21:03, Kronika CNA
Video-Arrestohet kapoja shqiptar i bandës së trafikut të

Policia spanjolle ka arrestuar në Madrid një shqiptar të kërkuar ndërkombëtarisht.

Media spanjolle ?La Vanguardia? e cilëson shqiptarin si të rrezikshëm, ndërsa raporton se ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti dhe dorëzimi evropian nga autoritetet hollandeze, pasi akuzohet për përfshirje në një organizatë kriminale kolumbiano-shqiptare kushtuar trafikimit të drogës dhe pastrimit të parave.

Hetimet policore filluan në Shtator 2019, kur policia hollandeze arrestoi disa persona gjatë një operacioni kundër trafikut të drogës. Gjatë kontrolleve u gjet dokumentacion ekuadorian dhe kolumbian në emrin e shqiptarit, që thuhet se është kreu i bandës.

Dyshohet se ai drejtonte një organizatë kolumbiane-shqiptare kushtuar trafikut të drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës, dhe përveç kësaj edhe pastrimit të parave të tyre.

Duke qenë se Covid-19 ka bllokuar qytetarët nëpër banesat e tyre në mbarë botën, shqiptari është kapur natën në befasi në shtëpinë ku jetonte.

Gjatë kontrollit, agjentët sekuestruan më shumë se 40,000 euro në monedha të ndryshme (euro, dollarë amerikanë dhe dollarë kanadezë), 20 orë të shtrenjta, shumë bizhuteri me vlerë më shumë se një milion euro, 3 kompjuterë, 6 telefona celularë dhe 1 dron./ CNA.al

Lajmet e fundit nga