LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal/ Eros Grezda i shpëton dënimit shembullor, shqiptari do ia hedhi me vetëm...

3 Qershor 2020, 12:04, Sport CNA
Skandal/ Eros Grezda i shpëton dënimit shembullor, shqiptari do ia

Skandali i këtyre ditëve në Kroaci ka qenë pikërisht ajo përleshje e Eros Grezdës pas gjysmëfinales së Kupës ndaj Rijekës. Sulmuesi shqiptar goditi me grusht lojtarin kundërshtar, Colak, për t?u kthyer sërish në qendër të vëmendjes mediatike për sjelljen e tij.

Në këto kohë është përfolur shumë edhe për një dënim të rëndë për Grezdën, ndërsa klubi i Rijekës zgjodhi të ishte ?zemërmirë?, duke mos e rënduar më tepër dhe duke mos e kallëzuar penalisht. Nga ana tjetër edhe dënimi që pritet të jetë nga Federata në Kroaci, nuk do të jetë ashtu siç u përfol prej 6 muajsh-2 vite.

Ky rast do të trajtohet nga Komisioni Disiplinor në Federatën Kroate të Futbollit ku sipas nenit 57, ka të bëjë me sulm fizik të një futbollisti ndaj një lojtar rival në fushë dhe jashtë saj. Grezda pritet të dënohet me minimumin prej 2-6 ndeshje që nuk do të ketë mundësinë për të luajtur.

Ndërkohë rastet më të rënda janë ato kur ka një dëmtim të rëndë ndaj kundërshtarit dhe atje do të përfshihej në dënimin shembullor, me maksimumin që shkon deri në përjashtim të përjetshëm. Por fatmirësisht Grezda nuk e tejkaluar cakun me kombinime të grushtave, ndërsa mediat kroate shkruajnë se Disiplina do të jetë dorëlëshuar dhe do ta arsyetojë dënimin e lehtë me idenë se Grezda nuk kishte për qëllim që ta dëmtonte seriozisht Colak.

Lajmet e fundit nga