Connect with Us

Shkaktoi “tërmet” në Kuvend/ Ish-kreu i PD leksion Bashës: Ka një rrugë për largimin e Ramës, ja pse i do listat e mbyllura

Politikë

Shkaktoi “tërmet” në Kuvend/ Ish-kreu i PD leksion Bashës: Ka një rrugë për largimin e Ramës, ja pse i do listat e mbyllura

Publikuar

-

Ish-kreu i degës së PD-së në Kukës, i cili kohë më parë shkaktoi “tërmet” me fjalimin që mbajti në Kuvendin e PD-së, i ka dhënë një tjetër leksion të fortë kreut të Republikës së re, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa komenton deklaratën e djeshme të Ramës, i cili tha se “Fitoren ta jep vota dhe jo sistemi”, Elezi shkruan se në fakt ky sistem në 2017, i dha Ramës 6 deputetë më shumë se votat.

“Edhe shoku Rama e tha qarte: “fitoren s’ta jep sistemi, e mbyllur e e hapur, e hapur e mbyllur”

Shoku Rama ky sistem ne 2017 te dha 6 deputet me shume se votat, pra nuk eshte tamam si thua ti.
As si thone ca “analiste” fejsbuku “kompetent”, por s’jane marr ndonjehere tamam me keto pune.

Shoku Rama sitemet nuk jane zgjidhja por sherbejne fort ne ndalimin apo shpejtimin e zgjidhjes.”-shkruan Elezi.

Më tej, ai thekson se zgjidhja për largimin e Ramës janë protestat, dhe jo “shëtitjet” e Lulit.

“Zgjidhja eshte qe ju te largoheni, dhe jo te ikni vet sic duan Lulzimsat, ju duhet te largoheni me detyrim, nga trysnia e nje proteste te madhe dhe te forte, jo si shetitjet e Lylit. Duhet te largoheni keshtu pasi vetem kjo eshte menyra e duhur per cdo kryeminister qe s’pyet me per rregulla dhe e ka cuar vendin ne falimentim. Nje kryeminister me kaq shume zullume s’mund ta coj nje mandat deri ne fund, aq me teper te dytin.

Ne rastin me te keq duhet mundur me vote, dhe nese do ta mundesh me vote ka vlere edhe sistemi.”-thekson Ibsen Elezi.

LEXO EDHE:  Përfundon mbledhja e përbashkët PD-LSI/ Ja çfarë u vendos

Më tej, ai rendit edhe tre arsyet se pse sipas tij kjo klasë politike i do listat e mbyllura.

“Tre jane arsyet qe i doni kaq shume listat e mbyllura:
-E para shmag konkurencen nga e cila normal keni frike. Pas kaq konsumesh e zullumesh cila nga figurat qe do nxirrnit ne gare do perbente risi per t’ju rritur votat ?!
– E dyta me ndarjen territoriale te 2015 keni krijuar favoret tuaja per deformimin e votes, sic ndodhi ne 2017.
– E treta ju doni qe deputeti i zgjedhur mos te kete te beje me votuesin direkt, pasi keshtu eshte me e lehte ta perdoresh si lecke. Per shembull nje deputet i zgjedhur direkt neser nuk do e votonte ndryshimin e kodit të familjes qe e keni ne plan, pasi votuesit do e kapnin per leckash.”-shkruan Ibsen Elezi.

Po ashtu ai ka edhe një mesazh për ata që bëjnë si analista në rrjetet sociale, ndërsa shkruan se “O ju fejsbukiste qe beni analiza nga t’ju marr ana, per shkak se ai qe ta “dhjeu” nje dite nuk mendon si ti, qe s’dini as cfare jane parimet e as cfare jane teknikat ne nje analize, jeni tu u tall me veten, konfuziteti qe krijoni ul tensionin ndaj pozites qe tash per tash e ka armen me te forte ne dore.

Prandaj e mbeshtes qendrimin e Bashes kur u betua ne fjale te burrit, a Kish te Lacit , a beslidhjen me Teatrin se do e ndryshoj sistemin dhe se me Ramen Kryeminister nuk futet ne zgjedhje.”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Publikuar

-

Nga

Kreu i ri i PD/ Mbyllet procesi i votimit

Mbyllet procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Dejmokratike.

Anëtarët e PD iu drejtuan kutive të votimit në orën 08:00, ndërsa në garë janë katër kandidatë, Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Hiqen nga lista një e treta e anëtarëve në Berat

1630 votues demokratë në rrethin e Beratit do t’u drejtohen sot kutive të votimit, për të zgjedhur  kryetarin e PD-së, ndërmjet Edith Harxhit, Agron Shehaj, Lulzim Bashës dhe Fatbardh Kadillit.

Kjo është shifra zyrtare nga selia e PD në Berat, e cila është tkurrur në krahasim me zgjedhjet e vitit 2017, ku kanë votuar për kreun e ri gjithësej 2700 anëtarë.

LEXO EDHE:  “Biri i një komunisti të ndyrë”/ Çuni i Fahriut shfrenon gojën

LEXO EDHE:  Zhvillimet në PD/ Kulluri: Po operon sot si një parti ultraprogresiste e majtë

Pra krahasuar me zgjedhjet e katër viteve më parë, një e treat e antarësisë në Berat është hequr, duke e çuar në 1630 numrin e anëtarëve me të drejtë vote në 2021./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Marrëveshja për 5G/ Blinken flet pas takimit me Ramën: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja për 5G/ Blinken: Vlerësojmë lidershipin tuaj

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Bruksel.

Ata nënshkruan së bashku marrëveshjen SHBA-Shqipëri për koordinimin e teknologjisë 5G. Rama ka komentuar në FB se takimi ishte shumë miqësor e i dobishëm.

Në një konferencë të përbashkët për media,k Blinken u shpreh optimist për marrëdhënien SHBA-Shqipëri, ndërsa shprehu mirënjohje për aleancën mes dy vendeve.

Mendoj se po vendsoni shembull mjaft të mirë për të tjerët. Jemi mirënjohës për punën që ka bërë Shqipëria së bashku me SHBA. Ne e vlerësojmë shumë lidershipin tuaj”, tha Blinken.

LEXO EDHE:  Masat kundër koronavirusit/ Basha mbledh task forcën opozitare

LEXO EDHE:  Nga Lulzim BASHA/Nuk ja dorëzojmë Dibrën bandave. Dibra, jo plaçkë për Ramën. Dibra për dibranët

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një moment shumë i rëndësishëm.

Është një moment shumë i rëndësishëm, sepse ju e dini se e kemi marrë këtë nismë prej kohësh, duke i kërkuar edhe vendeve të rajonit të bëhen pjesë. Të gjithë së bashku të bëhemi pjesë të një korridori të sigurtë komunikimi. Të mos lejojmë që të kompromentohet nga aktorë të tretë që ndonjëherë janë dashakeq. Është krenari për Shqipërinë të jemi krah jush. Shpresojmë që të bindim miqtë në rajon të na bahskohen“, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE