LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

RENDITJA/ Tirana marshon drejt titullit, Skënderbeu i bën presion Kukësit. Partizani 2 pikë larg "play-out"-it

3 Qershor 2020, 20:22, Sport CNA
RENDITJA/ Tirana marshon drejt titullit, Skënderbeu i bën presion

Janë luajtur ditën e sotme, 5 ndeshjet e para të Kategorisë Superiore, pas rikthimit të kampionatit pas pauzës së gjatë për shkak të Koronavirusit.

Tirana dhe Kukësi vazhdojnë luftën për titull, ndonëse bardheblutë janë të shkëputur me një diferencë prej 9 pikësh, duke ditur që të dy ekipet arritën të fitonin ditën e sotme.

Nga ana tjetër, në vendin e 4-të renditet Laçi, i cili ndodhet në kuotën e 42 pikëve. Në vendin e 3-të renditet Skënderbeu, i cili mposhti Partizanin.  Pikërisht të kuqtë, renditen në vendin e 6-të me 38 pikë, ndërsa në vendin e 5-të renditet Teuta me 41 pikë.

Vllaznia dhe Bylisi ndajnë vendin e 7-të dhe të 8-të me 38 dhe 36 pikë. Ndërsa Luftëtari me Flamurtarin qëndrojnë në dy vendet e fundit, me mbijetesën që është një mision thuajse i pamundur për të dyja ekipet.

Lajmet e fundit nga