LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Për ata që flasin gam gam do të merrem personalisht”/ Oriola Marashi “kërcënon” këdo që nuk do të bëhet pjesë e protestës

3 Qershor 2020, 13:24, Lifestyle CNA
“Për ata që flasin gam gam do të merrem

Për shkak të ngjarjes së fundit që ka tronditur vendin tonë ditën e nesërme do të mbahet një marshim për të gjitha vajzat e reja që kanë humbur fëmijërinë e tyre prej abuzimeve apo dhunës fizike.

Thirrjës për këtë protestë i janë përgjigjur shumë personazhe të cilët e kanë publikuar edhe në rrjetet e tyre sociale.

Shumë prej tyre bënë thirrje që të bashkoheshin dhe të ngrinin zërin për çështjet që preknin vendin tonë përpara çdo vendi tjetër.

Pas këtyre reagimeve modelja Oriola Marashi i ka paralajmëruar të gjithë ata që nuk do të ngrihen në shesh për të drejtat e popullit të tyre se do të merret personalisht me ta.

?Me datë 4 do ta shohim sa do të ngriheni për popullin tuaj! Ishalla nuk vini, edhe kush ka fol gam gam, do i kthehet në ham ham personalisht!?- shkruan ajo.

Lajmet e fundit nga