LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Oficeri zbulon kush janë "Rojtarët" e Policisë Shqiptare/ Të inkriminuarit bëjnë dosje për Ardi Veliun

3 Qershor 2020, 13:20, Politikë CNA
Oficeri zbulon kush janë "Rojtarët" e Policisë

Agim Basha, një oficer i njohur karriere në Policinë e Shtetit që ka mbajtur disa detyra të larta dhe i vlerësuar maksimalisht, ka komentuar sulmet e bëra së fundi në drejtim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha ndërsa tregon sesi struktura ne varësi të MB që paguhet për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar shkeljen e ligjit nga Policia, ndalet tek akuzat ndaj Veliut.

?”Rojtarët” e Policisë Shqiptare.

Si funksionon struktura ne varësi të MB që paguhet për të parandaluar, zbuluar dhe hetuar shkeljen e ligjit nga Policia ?

Analizojmë rastin e fundit të publikuar në lidhje me Dr.Pergj.të Policisë.

“Në vitin 2002-2003, kur shërbente në policinë e Vlorës, ka qenë i implikuar në veprimtari të paligjshme. Ka qenë i implikuar në lëvizjet klandestine. Ka favorizuar kontrabandën e naftës. Ka ndihmuar një polic për pasaporta fallco?

Ky informacion gjendet në dosjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

A mund të akuzohet dikush nga një informacion që rregjistrohet në adresë të tij ? Jo, sigurisht.

Informacioni verifikohet e nëse rezulton i saktë thellohet me të dhëna të tjera dhe sipas konstatimeve e parashikimeve në ligj proçedohet më tej.

Në përfundim do të kemi arritur të ngarkojmë me përgjegjësi ligjore personin e dyshuar ose shfafajësojmë. Këtu mbyllet historia.

Alternativë tjetër nuk ka.?-shkruan Agim Basha.

Në lidhje me rastin në fjalë, ai thekson se Ardi Veliu nuk rezulton që të jetë gjykuar dhe të jetë gjetur fajtor për ndonjë nga veprat penale që përmban informacioni.

?Mendoni kur “Rojtarët” kanë patur 1 vit kohë , sepse thonë “gjate periudhës 2002-2003”.

Atëherë ?! Pse përdoret ky informacion ??-shkruan Agim Basha.

Më tej, ai hedh dyshime të forta në lidhje me atë çfarë ndodh në MB, ndërsa shkruan se ?Supozojmë me të drejtë se informacionin e ka bërë një vartës i pakënaqur, një koleg rival, një qytetar i cënuar nga korrektësia në zbatimin e ligjit e Oficerit, një i inkriminuar që është hetuar apo arrestuar nga Oficeri.

Mund ta këtë bërë edhe Specialisti ose Shefi i ShÇBA-së për interesa personale apo me porosi, siç ka ndodhur në jo pak raste që kur është krijuar Ministria e Brendshme. Kemi të drejtë të mendojmë pikërisht më këtë mënyrë.

Nuk mund të ndodh që edhe e ka bërë, edhe nuk e ka bërë dikush, diçka.

O njëra , o tjetra.?

?Si përfundim:

Meqë z.Ardi Veliu nuk ka bërë asnjë nga ato që thuhet në informacion, atëherë është dikush apo disa të tjerë që kanë shkelur ligjin.

Çuditërisht ata nuk mbajnë përgjegjësi, përkundrazi “viktimat” e tyre duhet të mbajnë mbi shpatulla thesin plot baltë e shpifje të cilin “Rojtarët” mund t’ju hapin sa herë të duan.

Këta pra janë “Rojtarët e Policisë”

Mund të bëjnë çfarë të duan mjaton ta kërkojë Ministri i rradhës.

E kuptoni se çfarë ju ka bërë politika Oficerëve të Policisë nëpërmjet “Rojeve të ligjit e të moralit” ?

Ju garantoj se nuk ka zyrtar të Policisë që nuk i rregjistrohet informacion.

Pyetja e fundit:

Kujt i kanë shërbyer këta njerëz ?

Policisë?! Absolutisht Jo !!!

Përkundrazi i kanë sjellë dëme të jashtëzakonshme.

Aty ka njerëz që në mënyrë kriminale kanë dëmtuar në vijimësi jo vetëm imazhin e reputacionin e policisë me informacione e akuza të rreme, por kanë shkatërruar jetën e qindra Oficerëve.

p.s. informacionet tipike qe nuk thonë asgjë janë si ky më poshtë:

Informacion

“Në disa lokale të Tiranës, disa të rinjë, shpërndajnë disa lloje drogash”?-përfundon postimin Agim Basha.

Lajmet e fundit nga