LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk e përballuan dot karantinën/ Çifti i njohur i jep fund lidhjes

3 Qershor 2020, 16:00, Lifestyle CNA
Nuk e përballuan dot karantinën/ Çifti i njohur i jep fund

Aktori i njohur turk Çaglar Ertugrul është bërë shumë i dashur për publikun me rolet e tij në serialet ?Zonja Fazilet dhe të bijat? apo ?A vjen më pas dashuria?.

Aktori është shumë i komentuar për jetën private dhe prej tre vitesh ai ishte në një lidhje me Kayla Manukyan.

Ata u njohën gjatë xhirimeve të serialit ?Zonja Fazilet dhe të bijat?, ku Kayla puntonte si asistente kostumografie. Çifti ishin bashkë prej 3 vitesh, por sipas mediave turke nuk e kanë përballuar dot karantinën bashkë.

Bëhet e ditur se Çaglar dhe Kayla i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Aktori e ka lënë shtëpinë ku ata jetonin së bashku dhe është kthyer në familjen e tij.

Çifti ishin përfolur edhe për një martesë, por Çaglar preferoi të mos komentonte rreth këtyre dyshimeve./ CNA.al

Lajmet e fundit nga