LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një fshat pa të infektuar nga Coronavirus/ Aktori merr masat për realizimin e filmit të ri

3 Qershor 2020, 15:03, Lifestyle CNA
Një fshat pa të infektuar nga Coronavirus/ Aktori merr masat për

Aktori i famshëm Tom Cruise ka vendosur të ndërtojë një fshat ku të mos ketë asnjë të infektuar, në një vend të braktisur në Oxfordshire, në mënyrë që të rinisin xhirimet për filmin e tij ?Mission Impossible 7?.

57 vjeçari dhe kasti i aktorëve të filmit do të qëndrojnë në rimorkiot VIP Ëinnebago, ndërsa të tjerët do të punojnë për të rrethuar zonën që do të mbrojë ekuipazhin nga infektimi.

Publikimi i filmit ?Mission Impossible 7?  është shtyrë nga korriku 2021 deri më 19 nëntor 2021, pasi pandemia e koronavirusit e detyroi filmin të zhvendosej nga Venecia në Mbretërinë e Bashkuar, dhe përfundimisht të ndalojë prodhimi.

Një burim për The Sun është shprehur se gjërat duhet të lëvzizin shumë shpejt dhe në mënyrë të sigurt.

?Filmi tashmë është vonuar shumë dhe nuk ka asnjë shenjë që gjërat të shkojnë përsëri në normalitet tani, kështu që kjo është një mënyrë që gjërat të lëvizin përsëri shpejt dhe në mënyrë të sigurt?, thotë burimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga