LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Skënderbe madhështor! Triumfon në kryeqytet dhe zhyt në krizë Partizanin

3 Qershor 2020, 19:55, Sport CNA
VIDEO/ Skënderbe madhështor! Triumfon në kryeqytet dhe zhyt

Mbyllet takimi mes Partizanit dhe Skënderbeut në ?Selman Stërmasi?, i vlefshëm për javën e 27-të në Kategorinë Superiore. Skuadra e Dajës ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke triumfuar me rezultatin 2-1.

Ishte perla e Nazmi Gripshit në minutën e 43?, që i dha avantazhin ekipit korçar, teksa vetëm 1 minutë më vonë, Bruno Dita shënoi një gol tjetër shumë të bukur pas një krosimi perfekt të marrë nga Krasniqi.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën ekipi i Sormanit ishte më kërkues. Në minutën 85?, Ferhati rihapi sfidën, për të kuqtë, por kjo nuk mjaftoi pasi Skënderbeu u mbrojt shumë mirë dhe në fund mori 3 pikë shumë të vlefshme.

FT: PARTIZANI ? SKËNDERBEU 1-2

85? GOOOOL PARTIZANI 1-2/ Rihapet sfida! Ferhati shënon një supergol me një goditje mjaft të bukur me të majtën brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit. 

 

44? GOOOOOL SKËNDERBEU 0-2/ E pabesueshme çfarë po ndodh në Selman Stërmasi, Dita shënon golin e dytë. Pas një krosimi nga e djathta, mesfushori i skuadrës korçare është treguar i saktë brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës. 

43? GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Supergol i Nazmi Gripshit, i cili provoi me një gjuajtje fluturimthi, duke e dërguar topin në cepin e portës së Alban Hoxhës.

 

Lajmet e fundit nga