Connect with Us

“Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë gjykatësi të papërgjegjshëm!”/ Majlinda Bregu publikon foton dhe ngre alarmin

Politikë

“Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë gjykatësi të papërgjegjshëm!”/ Majlinda Bregu publikon foton dhe ngre alarmin

Publikuar

-

‘Nga samiti i Tiranës tek projektet rajonale’/ Majlinda Bregu tregon ku do investohen 500 milionë euro

Politikania Majlinda Bregu, ka reaguar e indijuar lidhur me rastin e përdhunimit të 15-vjeçares në Babrru nga roja e shkollës.

Teksa ka publikuar dhe një nga fotot e shumta me mbishkrimet në formë proteste “Ti nuk ke faj, faj ka përdhunuesi!”, Bregu ngre alarmin lidhur me dënimin që mund të marrë 65 vjeçari që dhunoi seksualisht të miturën.

Bregu thotë se ligji i jep atij mundësinë të kërkojë gjykim të shkurtuar, dhe duke marrë parasysh që çështja mund të bie në dorën e ndonjë gjyqtari të papërgjegjshëm.

“Unë nuk gjej argument bindës se pse një dhunues fëmijësh MUND të kërkojë, sipas Kodit Penal, GJYKIM TE SHKURTUAR. Nëse ky miratohet me vendim gjykate, dhunuesi përfiton 1/3 ulje dënimi!!!! (Neni 403 I Kodit të Procedurës Penale NUK lejon vetëm të dënuarit më burgim të përjetshëm të kërkojnë gjykim të shkurtuar, ndërsa rasti në fjalë këtu,dënohet sipas nenit 101 të Kodit Penal nga 5-20 vjet heqje lirie.) Largqoftë bie çështja në dorë të ndonjë gjykatësi të papërgjegjshëm! Por në shoqëri si e jona me këtë incidencë të dhunës ndaj të miturve e grave, a i duhet lënë e drejta e gjykimit të shkurtuar dhunuesve të fëmijëve?! Keqardhja nuk mjafton! Ajo nuk peshon asnje gram aq sa të ndryshojë situatën!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

Raporti i OSBE- ODIHR/ Celibashi: Shtysë për të përmirësuar administrimin e zgjedhjeve

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në rrjetet sociale Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Publikuar

-

Nga

Raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR për 25 Prillin/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, ka reaguar mbi raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit.

Në deklaratë thuhet se raporti është mbajtur shënim dhe do të nxisin të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri

Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri”, shkruhet në deklaratnë e Ambasadës së SHBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Publikuar

-

Nga

Andrea Mano i nxjerr “bojën” Bashës/ Tregon çfarë biseduan në telefon

Andrea Mano, ish-kreu i degës lokale të PD-së në Korçë, ka hedhur akuza të forta ndaj, drejtuesit politik të kësaj dege për zgjedhjet e 25 prillit, Edmond Spaho.

Në një intervistë për emisionin “Pushteti”, në Fax News, Mano tha se Edmond Spaho ka përçarë “në mënyrë spektakolare”, degën e PD-së në Korçë.

Por, Mano nuk ka kursyer as kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, ndërsa theksoi se gjithçka ka ndodhur me bekimin e tij.

“Korça ka qënë dega më model e PD, por i deleguari i Bashës, gjëja më e mirë që bëri është të përçajë këtë degë në mënyrën më spektakolare. Gjë e cila u reflektua edhe në zgjedhje. Rezultati është i pakënaqshëm, mund të kishim kapur deri në 6 mandate”-tha Andrea Mano.

LEXO EDHE:  “Takimi ynë i parë ishte magji”/ Eni Vasili publikon foton e parë pas lindjes

LEXO EDHE:  FOTO- Nuk mbahet më Ledjana/ Tregon muskujt dhe tangat

I pyetur nëse këtë shqetësim e kishte ngritur edhe tek Lulzim Basha, Mano tha se ka pasur biseda të gjata në telefon me kreun e PD-së, nga të cilat ka kuptuar se gjithçka po ndodhte në Korçë, ishte me bekimin e Lulzim Bashës.

“Sigurisht që kam folur me Bashën. Kam zhvilluar edhe biseda të gjata me të në telefon. Dhe nga bisedat kuptova që ishte vija e kryetarit të parties, jo e të deleguarit të vet”-tha Andrea Mano./CNA.al

“Do ikë me bisht ndër shalë”/ Andrea Mano paralajmëron Salianjin

“Ka përçarë PD-në”/ Mano “kryqëzon” Spahon, zbulon prapaskenat e analizës së zgjedhjeve

LEXO TE PLOTE