LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laçi dhe Teuta bëjnë "paqe", shënojnë dy talentët e Superligës

3 Qershor 2020, 17:10, Sport CNA
Laçi dhe Teuta bëjnë "paqe", shënojnë dy

Laçi dhe Teuta ndahen në paqe në ndeshjen e parë të rikthimit të Superiores. Të dyja ekipet kanë si synim të qartë zonën europianë këtë sezon, por ditën e sotme nuk shkuan më tepër se barazimi 1-1 mes tyre.

Një penallti e herët që në minutën e 10 do të zhbllokonte takimin. Kallaku ishte i saktë përballë portierit kundërshtar dhe nuk gaboi të shënonte nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Megjithatë baraspesha do të rikthehej sërish, teksa në shtesën e pjesës së parë talenti Xhixha do të shënonte për Laçin.

Shifrat do mbetën të pandryshuara deri në fund të takimit, ku pjesa e dytë nuk prodhoi më tepër gola. Kurbinasit vijonë të ruajnë vendin e 3-të në renditje, ndërsa Teuta ngjitet një pozitë më lart, duke qendruar pikërisht pas Laçit me vetëm 1 pikë më pak.

Lajmet e fundit nga