LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kulluri e thotë troç/ “Basha është i shitur”

3 Qershor 2020, 21:30, Politikë CNA
Kulluri e thotë troç/ “Basha është i shitur”

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka folur për tryezën e Reformës Zgjedhore dhe deklaratat e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim.

Kulluri tha se problemi nuk është më te mazhoranca, por te opozita, pasi theksoi se shqiptarët nuk kanë më besim te një parti që do të vijë në të ardhmen.

Ai pretendon se Rama i ka zhgënjyer shqiptarët dhe nuk pret më që të mbështesë listat e hapura.

?Ne problemin e kemi tek opozita. Edi Ramën ne e dimë se kush është, por kur ne kemi të njëjtin model edhe në opozitë, na mungon besimi për atë që do të vijë në të ardhmen.

Mosmbështetja e listave të hapura nga ana e opozitës, sepse nuk e pres një gjë të tillë nga Edi Rama, ka zhgënjyer shumë qytetarët?, u shpreh ai në ?Real Story?.

Teksa komentoi deklaratat e Kim, Kulluri deklaroi se përplasjet më të mëdha me Amerikën i ka pasur opozita e drejtuar nga Lulzim Basha dhe këtë gjë e cilësoi si aspak të mirë. Sipas tij, Lulzim Basha është i shitur.

?Një njeri, familjarët e të cilit marrin para për çdo dëmtim që bën Edi Rama në këtë vend, nuk është lider i opozitës, por është i shitur?, theksoi ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së./ CNA.al

Lajmet e fundit nga