Connect with Us

Kina si investitor i fuqishëm në Greqi

Bota

Kina si investitor i fuqishëm në Greqi

Publikuar

-

Pavarësisht investimeve në shuma miliardëshe, jo të gjithë grekët janë entuziastë për angazhimin e kinezëve në vend. Kritikët tërheqin vëmendjen, se Pekini synon të fitojë influencë politike.

Pas krizës financiare 2008/09 Kina ka investuar në Greqinë e mbytur në borxhe. Ajo që në BE ka shkaktuar frikë, në Greqi është perceptuar si sinjal shpëtimi. Mbi shtatë miliardë euro janë investuar në 15 vitet e fundit. Marrja e portit të Pireut prej kinezëve është një ndër shembujt më të spikatur. Kjo ka ndodhur në kuadër të projektit “Rruga e re e mëndafshit”, përgjatë së cilës ky port shërben si epiqendër e qarkullimit të mallrave nga Kina në BE.

Po ashtu janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi në fushën e energjetikës, turizmit apo drejtësisë. Marrëdhëniet e mira me Greqinë kanë për Kinën jo vetëm interes ekonomik. Pekini synon të fitojë edhe influencën politike për ta përçarë Europën, mendojnë kritikët.

Investime në ndërtim

Kinezët investojnë në Mesdhe prej vitesh. Ata ndërtojnë e restaurojnë dhe i kanë ndihmuar degës greke të ndërtimit përgjatë gjithë viteve të krizës. Një marrëveshje bilaterale mes dy vendeve i ka mundësuar këto projekte. Sipërmarrësi i ndërtimit Iosif Arabatzis e konsideron këtë një përfitim në të gjitha nivelet. „Në vitet kur grekët nuk ndërtonin dot as shtëpia dhe as nuk mund të merrnin kredi për blerje shtëpie, dega e ndërtimit ishte përtokë. Kjo nismë u ka dhënë mundësi të gjithë pronarëve të banesave që t’i shesin ato dhe me paratë e shitjes të plotësojnë boshllëqet financiare të krijuara prej krizës.”

Vetëm në një projekt të tillë një investitor kinez ka derdhur 3,5 milionë euro. Po ky nuk është i vetmi projekt, thotë Alexandra Pappa, punonjëse e firmës së ndërtimit Epikyklos:

„Investitori blen truall ndërton dhe i shet shtëpitë e reja tek investitorë të tjerë kinezë. Disa autorizojnë firmat për administrimin e pronës së tyre. Këto sipërmarrje i administrojnë dhe i japin me qira banesat ose tek grekët si qiraxhinj afagjatë, ose i japin me qira afatshkurtër për vizitorë.”

FOKUS Griechenland Investitionen (SWR)

Si një motor i vërtetë pune shërben në këtë rast i ashtuquajturi program i vizës së artë.

Prej tij përfiton kushdo që investon 250.000 euro në një imobilje në Greqi. Investitorët nuk blejnë vetëm shtëpi. Ata përfitojnë edhe lirinë e lëvizjes në të gjithë hapësirën Shengen. Edhe vende të tjera anëtare të BE-së e ofrojnë këtë, por Greqia e ofron me një çmim mjaft të leverdisshëm. Pastrim paraje, korupsion – kritikat janë të shumta.

LEXO EDHE:  Olli publikon hartën dhe i bën thirrje ekspertëve/ Është koha të thoni fjalën tuaj

Investitorë kinezë për “shopping” në Greqi

Qëkurse firma kineze Cosco ka marrë portin e Pireut, shumë investitorë kinezë bëjnë ture për shopping në Greqi. Rreth 7,5 miliardë euro janë investuar prej kinezëve në 15 vitet e fundit. Ministri grek i Zhvillimit Ekonomik dhe Investimeve Adonis Georgiadis thekson: „Ne kemi përpiluar lista të detajuara me investime dhe kemi nënshkruar një marrëveshje mes dy vendeve tona. Dy herë në vit takohemi reciprokisht në Athinë dhe në Pekin, për të biseduar mbi ecurinë e investimeve. Kinezët investojnë ndër të tjera në turizëm, në energjitë e rinovueshme dhe në logjistikën e porteve.”

Shumë grekë janë mirënjohës për këtë. Investitorët europiane e konsideronin Greqinë me risk për shkak të krizës financiare. Ndaj kinezët ende konsiderohen sot si shpëtimtarë. Eshtë e qartë, që shumë grekëve këto investime u kanë ndihmuar që të kenë një punë dhe të ardhura. Por ekspertët paralajmërojnë nga rreziku që bart glorifikimi.

Thirrje për kujdes

Palmen Tonchev nga Instituti për Marrëdhëniet ndërkombëtare Ekonomike nënvizon: Ka një mit, që kinezët janë miq të mëdhenj të grekëve dhe se ata i dhanë dorën atyre në nevojë në një kohë që askush tjetër nuk e bëri. Por ne nuk duhet të harrojmë, që Kina e bën këtë thjeshtë për interesin vetiak. Ata kanë kërkuar objekte me vlerë, jo vetëm në Greqi, por edhe në vende të tjera europiano-jugore si në Spanjë, Portugali dhe në Itali. Pra përgjatë bregdetit të Mesdheut në Europë.”

Rruga e re e mëndafshit në Pekin është një program gjigand infrastrukturor. Greqia, tërheqin vëmendjen kritikët, i shërben Kinës si një urë. Pekini synon influencën për përçarjen e Europës. Por kinezët në Greqi i hedhin poshtë të tilla akuza, sikurse vëren edhe presidenti i shoqatës greko-kineze të investimeve, Michael Xi: „Unë nuk i kuptoj vende të tjera, kur nuk dëshirojnë investimet kineze, atëherë çfarë do? Refugjatët.”

Michael Xi argumenton me para, kulturë, arsim, të gjitha këto i ofrojnë kinezët. Ai madje mendon, se ky është një pasurim për secilin vend. Shumë i konsiderojnë si një marrëdhënie dashurie raportet greko-kineze. Të dyja palët përfitojnë prej kësaj, të paktën për momentin. Për rreziqet dhe pasojat askush nuk mendon në Greqi./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Bien shifrat në Kosovë/ Regjistrohen afro 300 raste të reja dhe shtatë viktima

Publikuar

-

Nga

Bine shifrat në Kosovë/ Regjistrohen afro 300 raste të reja dhe shtatë viktima

Në Kosovë, janë regjistruar shtatë viktima të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Viktimat janë nga: Malisheva 3 raste dhe nga një rast në Dragash, Prishtinë, Rahovec dhe Vushtrri.

Në raportin ditor për situatën epidemiologjike të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njoftohet se janë konfirmuar edhe 296 raste pozitive me Covid-19, nga 1.659 testime të kryera gjithsej.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 persona, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.

LEXO EDHE:  “Kotece 40 milionëshe nuk kemi parë”/ Këlliçi-Veliajt: Po shpenzon paratë e qytetarëve për propagandë

LEXO EDHE:  Masat kundër Covid-19/ MEPJ bën njoftimin e rëndësishëm për lëvizjet drejt Greqisë

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 55.135 persona të infektuar me këtë virus, prej të cilëve 48.572 janë shëruar, ndërsa 1.399 kanë vdekur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Analiza/ Sfidat më të mëdha të pandemisë janë ende përpara nesh

Publikuar

-

Nga

Thuhet se ora më e errët, është gjithmonë para agimit. Pikërisht kur vaksinat kishin sjellë njëshpresë për një zbutje graduale të kufizimeve, dhe kthim në një lloj normaliteti brenda disamuajsh, shfaqja e të paktën 2 varianteve më infektivë të koronavirusit,nënkupton që shumë popullata do të përballen me bllokime më të ashpra, me të gjitha dëmet njerëzore dhe ekonomike që ato sjellin me vete.

Presionet mbi sistemet e kujdesit shëndetësor dhe numri i të vdekurve, mund t’i tejkalojnë edhe ato të ditëve më të zymta të valës së parë së pandemisë 9 muaj më parë. Pjesa e parë e këtij viti që sapo ka nisur, do të duket shumë ndryshe nga sa pritej para disa javësh.

Shkencëtarët e kishin ditur gjithmonë që virusi do të pësonte ndryshime. Por ajo që ata nuk e prisnin ishin mutacionet kaq të mëdha, që kanë sjellë ndryshime kaq të shpejta dhe të konsiderueshme me ndikimin që kanë.

Varianti që dominon në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe – dhe i identifikuar tashmë edhe në 25 vende të tjera – përmban 17 ndryshime në kodin e tij gjenomik, të cilat mund të ndryshojë sjelljen e virusit.

Ishin këto ndryshime që e ndihmuan atë të zëvendësonte “paraardhësit” e tij dhe të përhapej me shpejtësi edhe gjatë bllokimit kombëtar që përjetoi Anglia. Ndërkohë, një variant i gjetur në Afrikën e Jugut ka 3 ndryshime thelbësore në proteinën e tijtë jashtme,të cilat e ndihmojnë atë të përhapet shumë më shpejt, dhe të shkaktojë një “ngarkesë” më të lartë virale midis viktimave që preken.

Tani për tani, variantet nuk duket se kanë nivele më të larta të vdekshmërisë, edhe pse aritmetikisht, nivelet më të larta të transmetimit të lëna jashtë kontrollit do të çojnë në më shumë vdekje.

Asnjëri prej varianteve të mësipërme, nuk mendohet të jetë më rezistent ndaj vaksinave ekzistuese, megjithëse shkencëtarët shqetësohen më shumë për variantin e Covid-19 ëAfrikës së Jugut. Krijuesi i vaksinës së BioNTech/Pfizer, ka deklaruar se vaksina mund të modifikohet brenda 6 javësh për të luftuar të gjitha variantet mutante.

Por edhe kjo kohë do të shkaktonte vonesa thelbësore. Një nga pasojat është se do të nevojitet një vigjilencë shumë më e madhe ndërkombëtare, për të zbuluar sa më shpejt mutacionet. Në dallim nga shumë aspekte të tjera të kontrollit të virusit, Britania është lidere në këtë drejtim, pasi ka kryer gati gjysmën e të gjithë mbikëqyrjes globale gjenomike të koronavirusit deri më sot.

Edhe Afrika e Jugut, ka aftësi të forta në këtë drejtim. Mund të ketë variante të ngjashme edhe diku tjetër, duke shtuar ritmet e transmetimit të virusit, por kjo mbetet ende për t’u identifikuar. Vende të tjera të përparuara përfshirë Francën, SHBA-në dhe madje edhe Gjermaninë, kanë bërë shumë më pak për monitorimin e ndryshimit të koronavirusit të ri.

LEXO EDHE:  Lëvizja në pikat e kalimit kufitar me Greqinë/ Policia bën njoftimin e rëndësishëm  

LEXO EDHE:  Lërini paratë e Greqisë!

Gjithsesi, edhe ato do t`a fitojnë aftësinë për t`a bërë këtë me një kosto relativisht të kufizuar.

Pasoja e dytë është që ato ekonomi të cilat kanë mundësi t`a përballojnë këtë proces, duhet të fokusohen tek një strategji 2-planëshe:kryerjen sa më shpejt qëtë jetë e mundur të vaksinimit të popullatës, dhe ruajtjen ndërkohë të masave të forta të bllokimit.

Sa më shpejt të vaksinohen anëtarët më të prekshëm të shoqërisë, aq më shpejt mund të lehtësohen masat kufizuese.

Por fazat e hershme të vaksinimit,përbëjnë aktualisht një moment të një rreziku të shtuar. Disa shkencëtarë shqetësohen se një popullatë pjesërisht e imunizuar, dhe një transmetimi i shpejtë dhe i vazhdueshëm i virusit, krijojnë së bashku kushtet dhe presionin evolucionar që të shfaqen lloje rezistente ndaj vaksinave.

Vendimi i Britanisë për t’i shpërndarë doza e vaksinave tek sa më shumë njerëz që është e mundur, duke rrezikuar të vonojë shpërndarjen e dozës së dytë përforcuese -edhe pse mbështetet nga këshilltarët e qeverisë si strategji-e ka ndarë më dysh mendimin e shkencëtarëve dhe ka krijuar një dilemë ndërkombëtare.

Kufizimet më të ashpra të shpallura në Angli, Skoci dhe shumë pjesë të Evropës, janë korrekte dhe të pashmangshme. Qeveritë me të drejtë janë përpjekur të balancojnë mbrojtjen e jetës dhe sistemeve shëndetësore,në raport me ekonominë.

Por, përballë kaq shumë mutacioneve infektive, gjithçka që tolerohet nga bllokimet e ashpra,rrezikon të shkaktojë shifra të patolerueshme të vdekjeve, dhe vetëm sa e vonon momentin kur vaksinat do të ndryshojë gjërat, që jeta normale dhe biznesi t`i kthehen normalitetit. Fundi i kësaj pandemie është në horizont tashmë. Por arritja deri atje,do të kërkojë kalimin e sprovave të mëtejshme e të kushtueshme, të qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë. / Financial Times – Bota.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rekord rastesh të infektuarish në Gjermani/ Merkel bën thirrje për ashpërsim masash

Publikuar

-

Nga

Rekord rastesh të infektuarish në Gjermani/ Merkel bën thirrje për ashpërsim masash

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë thirrje për kufizime më të ashpra kundër koronavirusit, pasi numri i përgjithshëm i rasteve të vendit kaloi shifrën e dy milionë njerëzve. Duke theksuar urgjencën e situatës, ajo bëri thirrje që samiti i ardhshëm me udhëheqësit e shtetit të bëhet sa më parë.

Samiti i Coronavirusit të bëhet sa më parë

Duke e përshkruar situatën si një “garë kundër kohës”, Kancelarja Angela Merkel ka thënë se ajo dëshiron “veprim shumë të shpejtë” për të trajtuar përhapjen e koronavirusit në Gjermani. Në një takim të anëtarëve të lartë të CDU, Merkel tha se ajo dëshironte të planifikonte samitin e ardhshëm të koronavirusit me shtetet federale, i cili ishte planifikuar fillimisht për 25 janar, “në javën e ardhshme”. Sipas agjencisë gjermane të shtypit, ajo mund të zhvillohet shumë shpejt, që nga e hëna ose e marta.

Një numër pjesëmarrësish në takimin në fjalë kanë cituar Merkelin të thoshte se duhen marrë “masa të konsiderueshme shtesë” për të ndaluar përhapjen e virusit. Këto mund të përfshijnë kontrolle më të ashpra kufitare, kërkesa për të mbajtur maska ​​FFP2 në disa vende publike dhe shumica e njerëzve të punojnë nga shtëpia, tha Merkel.

Bild fillimisht njoftoi se Merkel tha se donte të mbyllte transportin publik, por ky pretendim është kundërshtuar nga një numër burimesh të ndryshme. Me sa duket, Merkel vetëm tha se dëshironte të ulte presionin mbi shërbimet e transportit publik duke inkurajuar njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Ajo gjithashtu shprehu shqetësim në lidhje me llojet e reja të virusit, të konsideruara si më ngjitëse, që janë shfaqur javët e fundit në Britani dhe Afrikën e Jugut. Ajo tha se njerëzit kishin nevojë të zvogëlonin në mënyrë drastike kontaktet e tyre shoqërore.

LEXO EDHE:  Olli publikon hartën dhe i bën thirrje ekspertëve/ Është koha të thoni fjalën tuaj

LEXO EDHE:  Parlamenti i Greqisë do të zgjedhë sot për Presidentin

Më shumë se dy milion raste me koronavirus në Gjermani

Lajmi erdhi ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u rrit mbi kufirin e dy milionëve. Instituti Robert Koch regjistroi edhe 1.113 vdekje të tjera të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 44.994.

Në një konferencë shtypi të Enjten në mbrëmje, kreu i RKI, Lothar Wieler, u kishte kërkuar njerëzve që t’i marrin rregullat aktuale më seriozisht në dritën e zbulimit të mutacioneve të reja COVID-19. Institucioni shprehu mbështetje për kufizime më të ashpra dhe u bëri apel të gjithëve që të përmbahen nga udhëtimet jo-urgjente. Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE