LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e 12 vjeçares së abuzuar seksualisht/ Arbana Osmani i sqaron të gjitha: “Ka njerëz që spekulojnë”

3 Qershor 2020, 14:14, Lifestyle CNA
Historia e 12 vjeçares së abuzuar seksualisht/ Arbana Osmani i

Moderatorja e njohur e ekranit Arbana Osmani i ka sqaruar të gjithë rreth historisë së një 12 vjeçareje të abuzuar seksualisht, të cilën e ka ftuar në emisionin ?Dua të të bëj të lumtur?.

Moderatorja ka shmangur të gjitha keqkuptimet duke sqaruar se vajza sot është 27 vjeç dhe do të vijë në studio për të falenderuar psikologen e saj e cila i ka qëndruar pranë në momentet e saj më të vështira.

Arbana shkruan se vajza ka folur vetë për abuzimin që ka nisur që në moshën 12-vjeçare, për t?i dhënë kujtdo kurajë.

Ditën e djeshme moderatorja njoftoi se për herë të parë në një studio televizive një vajzë do tregojë sesi roja i jetimores ka abuzuar me të seksualisht në moshën 12-vjeçare, edhe kur ajo e ka denoncuar.

?Të shtunën, më 6 qershor tek ?Dua të të bëj të lumtur? një vajzë rrëfen për herë të parë në një studio televizive se si është abuzuar që në moshë 12-vjecare nga roja i jetimores së Shkodrës dhe pasi e ka denoncuar në polici, ky i fundit ka abuzuar me të?, shkruante Arbana Osmani.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga