Connect with Us

E vërteta mbi maskat/ A na mbrojnë ato nga koronavirusi?

Blog

E vërteta mbi maskat/ A na mbrojnë ato nga koronavirusi?

Publikuar

-

“The Week”

* Ekspertët e shëndetësisë, po rekomandojnë tashmë që njerëzit të mbulojnë fytyrat e tyre kur ndodhen në vende publike. Por a janë maskat vërtet efektive në parandalimin e përhapjes së virusit? Ja çfarë duhet të dini:

Si e luftojnë maskat Covid-19?

Goja dhe hunda, janë zakonisht vendet ku koronavirusi nis të përhapet. Ato shërbejnë gjithashtu si “porta’ për përhapjen e virusit tek të tjerët. Pështyma e të infektuarve, është e infektuar me grimca të virusit, të cilat lëshohen bashkë me spërklat kur ata kolliten apo teshtijnë.

Pikëzat më të vogla, të quajtura aerosole, hidhen në ajër kur një person flet apo edhe thjesht merr frymë. Ato më të mëdha, mendohet se janë mjeti kryesor i transmetimit të Covid-19, dhe mund të udhëtojnë 2 metra apo më shumë në ajër, përpara se graviteti t’i rrëzojë përtokë.

Pikëzat aerosole mund të mbeten në ajër për orë të tëra, dhe janë ende potencialisht të afta të shkaktojë infektim, sidomos në hapësirat e mbyllura dhe me ajrore të pakët. Duke shërbyer si një pengesë, maskat mund të bllokojnë përhapjen në ajër të spërklave nga një person i infektuar, dhe e ngadalësojnë shpejtësinë e grimcave që përshkojnë ajrin.

Sa efektive janë ato?

Ndonëse studime të ndryshme, arrijnë në përfundime të ndryshme statistikore, konsensusi dominues është se ato ndihmojnë në frenimin e virusit. Xheremi Hauard, shkencëtar australian i të dhënave, që krijoi faqen në internet “Masks4All.co”, ka identifikuar 34 dizajne maskash që tregojnë efektivitetin e tyre.

Ndërkohë Studiuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA, bënë një eksperiment që ofronte një pasqyrim vizual se si funksionojnë maskat. Ata përdorën dritën lazer për të ndriçuar morinë e spërklave të lëshuara kur dikush flet, dhe treguan sesi thuajse të gjitha ato bllokoheshin kur personi mbante maskë.

Edhe një ekip shkencëtarësh dhe akademikësh nga Evropa dhe Kalifornia, ndërtuan kohët e fundit një simulim kompjuterik, ku treguan se nëse 80 përqind e popullsisë mbanin maska, shkalla e infeksionit do të binte me më shumë se 90 përqind.

Kjo gjetje, përputhet me nivele jashtëzakonisht të ulëta të infeksionit në vendet aziatike, ku mbajtja e maskave është thuajse universale, përfshirë Hongun Kongun dhe Tajvanin, ku secili ka pasur më pak se 10 të vdekur nga Covid-19, pavarësisht densitetit të lartë të popullatës.

A e mbron maska atë që e mban?

Jo tërësisht, por në pjesën dërrmuese po. Një studim i financuar nga Organizata Botërore e Shëndetit, që analizoi 64 punime shkencore zbuloi se maskat ulnin me 50-80 për qind rrezikun e infektimit të përdoruesve të tyre. Dhe ndërsa maskat ​​N95 – të cilat bllokojnë 95 për qind të grimcave 0.3 mikron ose më të mëdha – cilësohen si më të mirat, ato kirurgjikale apo të bëra vetë në shtëpi me copa leckash mund të jenë mjaft të suksesshme.

LEXO EDHE:  Video - Ambasadori i Shqipërisë i dorëzon letrat kredenciale/ Erdogan nuk i jep dorën

Një studim zbuloi se për mbrojtje të brendshme, maskat N95 ishin 99 përqind efektive, ato ​​kirurgjikale 75 për qind, dhe një maskë prej lecke 67 për qind. Edhe pse disa viruse arrijnë gjithsesi të depërtojnë, shkencëtarët teorizojnë se ulja e sasisë mund të përbëjë një ndryshim të madh. Nëse ekspozimi fillestar është i madh, virusi mund ta mbingarkojë sistemin imunitar dhe të shkaktojë sëmundje serioze. Nëse është relativisht e vogël, mbajtësi i maskës mund të ketë pak ose aspak simptoma.

Pse mbajtja e maskave ngjall ende debate?

Në fillim të pandemisë, sinjalet e përziera nga ekspertët krijuan konfuzion tek publiku. Ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, u rekomandojnë tani njerëzve të mbajnë maska, në fillim u thanë atyre që të mos e bënin këtë.

Asokohe, CDC ishte e shqetësuar se publiku do të përdorte maskat mjekësore, që ishin shumë më të nevojshme për mjekët dhe infermierët. Ata gjithashtu kishin frikë se mbajtësit e pa trajnuar të maskave do të ndotnin maskat ose duart e tyre, duke rritur kështu rrezikun e prekjes nga virusi, dhe se maskat mund t’u japin mbajtësve të tyre një ndjenjë të rremë të sigurisë.

Ndërsa sot ka një konsensus të gjerë në favor të mbajtjes së maskave, ekspertët paralajmërojnë se ato nuk janë mburoja magjike, por vetëm një pjesë e një arsenali që përfshin larjen e duarve dhe distancimin social.

Çfarë lloj maskë duhet të mbaj?

Maskat N95, duhet të përdoren nga mjekët dhe infermierët. Studimet kanë zbuluar se edhe maskat kirurgjikale që mund të blihen në farmaci, mund të jenë shumë efektive. Edhe maskat prej lecke sigurojnë mbrojtje, por në shkallë të ndryshme. Një studim i Universitetit Ueik Forest, zbuloi një variacion të madh në varësi të materialeve të përdorura, me ato më të mirat që arritën deri në 79 për qind të filtrimit.

Për të bërë vetë maska të tilla, mundohuni të gjeni materiale që kanë një endje të dendur, si copat prej pambuku, fanelate, dhe të përdorni një shtresë të dyfishtë. Maskat duhet të përshtaten mirë në fytyrë, dhe të arrijnë deri nën mjekër poshtë, dhe deri në majën e hundës lart. Lajini ato pas çdo përdorimi, dhe kur i hiqni, kini kujdes të mos i ndotni, dhe lani duart direkt para dhe pas përdorimit të tyre.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Kriza ekonomike nga pandemia dhe trazirat, nuk do ta zvogëlojnë mbështetjen për Trumpin

Publikuar

-

Nga

Nga Steve Mccann “American Thinker”

Që nga 9 nëntori i vitit 2016, elitat në SHBA kanë përdorur në mënyrë obsesive bllokadën apo strukturat e “Deep State” (Shteti i Thellë) për ta detyruar Donald Trumpin të dorëhiqet, ose duke u përpjekur ta distancojnë bazën e tij të votuesve, për të garantuar humbjen e tij në presidencialet e këtij vitit.

Gjatë 3 viteve të para të presidencës Trump, të dyja mjetet u përdoren njëkohësisht. Por pas dështimit të hetimeve me akuzat e e bashkëpunimit me rusët gjatë zgjedhjeve, apo dhe dështimit me impeachment-in mbi çështjen e Ukrainës, këtyre komplotistëve nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjnë gjithçka që bllokimi i shkaktuar nga koronavirusi, dhe trazirat e shkaktuar në qytetet amerikane nga krahu militant i së majtës amerikane, të ndikojë në mënyrë të dëmshme në ekonominë e vendit në prag të presidencialeve të nëntorit të këtij viti.

Në sulmet ndaj Donald Trump dhe mbështetësve të tij, është përdorur i gjithë fjalori i epiteteve moderne. Ai është krahasuar në mënyrë të pamëshirshme me të gjithë despotët dhe vrasësit masivë të shekullit XX. Është akuzuar gjithashtu për tradhti kombëtare, se është një grabitqar seksual, një mizogjnist, një ksenofob, një racist virulent dhe një homofob.

Pavarësisht nga të gjitha sulmet personale, mëkati më i madh i Trumpit sipas tyre është se ai është i paqytetëruar dhe i pakarakter. Por, përkundër këtij “bombardimi” të pamëshirshëm me fyrje dhe akuza, Donald Trump nuk ka humbur asnjë nga mbështetësit e tij, madje në fakt ka fituar mbështetje shtesë.

Për më tepër, kriza ekonomike e shkaktuar nga karantina e koronavirusit, dhe trazirat e ditëve të fundit të sponsorizuara nga grupimi militant “Antifa”, nuk do të kenë sukses në ndryshimin e mendimit të këtyre votuesve. Pse? Dy fakte për elitat miopike të Amerikës: si kanë reaguar amerikanët, kur burrat dhe gratë me “karakter dhe të qytetëruar”, të pranueshëm për elitat e sotme, kanë pasur në dorë fatin e këtij kombi? Dhe kush është përgjegjës për ngritjen dhe integrimin e së majtës radikale, përfshirë krahun e saj “Antifa”, dhe bashkëpunëtorët e tyre?

Që nga vitet 1960 në SHBA, elitat qeverisëse amerikane, që përfaqësohen nga njerëz të sofistikuar, eruditë dhe tejet korrektë në ligjërimin e tyre, në dallim nga Trump dhe përkrahësit e tij, kanë regjistruar shumë “arritje”:

A. Vietnami i Jugut, ishte një komb demokratik i korruptuar, i krijuar në thelb nga elitat në Perëndim. Kur Vietnami i Veriut, synoi ribashkimin, burrat e rafinuar dhe të sjelljeve të mira në Shtetet e Bashkuara vendosën të ndërhynin. Gjatë viteve 1964-1973 pati mbi 213.000 të vrarë dhe të plagosur nga ushtria amerikane (përfshirë 58.000 të vdekur) si dhe 2 milionë të vdekur nga radhët e popullsisë civile vietnameze. Kostoja financiare:6.0 trilionë dollarë.
Pavarësisht kësaj, në fund fitoi Vietnami i Veriut. Ky dështim shkaktoi jo vetëm trazira dhe protesta në SHBA, por integroi dhe legjitimoi krahun radikal të së majtës amerikane, duke i lejuar ata të depërtojnë në mënyrë agresive në institucionet e argëtimit, medias dhe arsimit, dhe në fund arritën të vënë nën kontroll Partinë Demokratike.

B. Lufta në Afganistan nisi si një përgjigje ndaj 11 shtatorit 2001. Por ajo dhe pushtimi i Irakut, u shndërruan shpejt në një vendosmëri për të imponuar demokracinë në 2 popullsi pa asnjë histori, dëshirë apo kuptim të demokracisë. Këto luftëra (Iraku 10 vjet dhe Afganistani 18 vjet), kanë shkktuar deri më sot 57.000 të vrarë dhe të plgosur nga ushtria amerikane (7.000 të vdekur) me një kosto 6.5 trilionë dollarë. Të vdekurit nga popullata lokale janë mbi 400.000. “Arritja” kryesore është një rajon më i rrezikshëm dhe i destabilizuar, që krijoi ISIS-in, inkurajoi dhe e nuklearizoi Iranin, si dhe nxiti një luftë shkatërruese civile në Siri.

LEXO EDHE:  Rebelimi i natyrës/ Viruset që na vijnë nga mizoria jonë ndaj kafshëve

LEXO EDHE:  Braçe paralajmëron të ardhurit nga Italia/ “Kush del nga shtëpia do ketë 5000 euro gjobë”

C. Borxhi i përgjithshëm kombëtar (përfshirë atë shtetëror, federal dhe lokal) në vitin 1960 ishte 2.6 trilionë dollarë (me kursin e vitit 2019). Sot është 26.1 trilionë dollarë, pra një rritje 1-fish duke e bërë SHBA, me 5 për qind të popullsisë së botës, kombin më të madh debitor në histori, që aktualisht përbën 40 përqind të të gjithë borxhit kombëtar global.
Luftërat në Vietnam, Irak dhe Afganistan, përbëjnë më shumë se gjysmën e rritjes së borxhit të përgjithshëm kombëtar, dhe i dhanë mundësi të majtës radikale të shfrytëzojë ndikimin e saj në Hollivud dhe media për të bindur miliona njerëz se Shtetet e Bashkuara janë pushteti imperialist, që nuk ka asnjë lloj humanizmi.

D. Elitat e këtij kombi, deklaruan se globalizimi do t’i sillte Amerikës shumë të mira. Se fuqizimi i Kinës, do ta shndërronte përfundimisht atë në një bastion të demokracisë. Kina u zhvillua vërtetë, por me një fuqi botërore agresive dhe diktatoriale në më pak se 25 vjet, falë transferimit të pakufizuar të vendeve të punës, teknologjisë, kapitalit dhe aftësive të biznesit.

E. Në 1988 në SHBA kishte më pak se 14 milion emigrantë (përfshirë më pak se 1 milion emigrantë të paligjshëm). Falë klasës qeverisëse elitiste që e shpalli emigrimin, veçanërisht atë illegal një ndihmë për vendin, në vitin 2016 kishte 44.5 milionë emigrantë që jetonin në vend (përfshirë rreth 18 milion imigrantë të paligjshëm).
Në të njëjtën periudhë 28-vjeçare, të ardhurat e 5 për qind e më të pasurve u rritën me gati 50 për qind, ndërsa ato të 50 për qind të më të varfërve ranë me 1.9 përqind. Kjo është shfrytëzuar me lehtësi nga elementët më radikalë të së majtës për të promovuar zgjidhjen e tyre:socializmin militant.

Elitat kanë qenë një fatkeqësi për kombin tonë. Por ato kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme në kujdesin që kanë pasur për veten e tyre. Gjithsesi, është pjesa tjetër e Amerikës, siç e theksoi Donald Trumpi në fushatën e vitit 2016, ajo që ka paguar çmimin.
Donald Trump ishte i suksesshëm me fitoren e tij në vitin 2016, pasi e kuptoi instinktivisht se faktorët më të rëndësishëm në udhëheqjen politike në Shtetet e Bashkuara sot janë:së pari, dhembshuria dhe një kuptim i vërtetë i jetës së përditshme të njeriut të zakonshëm; së dyti, aftësia dhe gatishmëria për të kuptuar rreziqet ekzistenciale të së majtës, dhe vendosmërinë e tyre për të transformuar vendin; së treti, këmbëngulje e fortë në përballjen me opozitën, në shkallë vendi ose ndërkombëtarisht; dhe së katërti, bërja e çdo gjëje të mundshme për të mbajtur premtimet e fushatës.

Ai ka qeverisur në përputhje me rrethanat. Elitat e kombit do të bënin mirë të lexonin një postim në Twitter nga aktori i njohur amerikan Xhejms Uds më 17 maj të këtij viti, mbi arsyen pse Donald Trump mbështetet nga kaq shumë amerikanë, pavarësisht mungesës prej tij të “karakterit dhe civilizmit”: “Le ta pranojmë. Donald Trump është një individ arrogant. Ai është vanitoz, i pandjeshëm dhe i vrazhdë. Por ai e do Amerikën më shumë se çdo president tjetër që kam parë në jetën time. Ai është muri i fundit mbrojtës midis nesh dhe “kënetës” së Uashingtonit”./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

“Corona është një shpikje e Bill Gates”/ Përhapja e teorive konspirative, miteve dhe ideologjive

Publikuar

-

Nga

“Corona është një shpikje e Bill Gates” – është një prej teorive të përhapura konspirative. Ka shpikje edhe më interesante?

Pandemia Corona po studiohet mbi baza shkencore në të shumtën e vendeve të mëdha botërore. Me këtë temë po merren të gjitha mediat e mëdha botërore, ndërsa debati nuk ka të ndalur.

Por njëkohësisht në opinion po përhapen edhe “teori” të ndryshme konspirative, të cilat nuk kanë fare të bëjnë me empirinë shkencore. Kështu thuhet se virusi Corona është shpikur nga qarqe apo njerëz të caktuar, për qëllime të caktuara. Në një sondazh të Universitetit Erfurt dhe partnerëve të tij, të bërë nga mesi i majit, thuhet se rreth 17% besojnë në mundësinë e teorive të ndryshme. Lidhur me virusin Corona po qarkullojnë teori sipas së cilave, për shembull, miliarderi amerikan dhe filantropi Bill Gates, do që gjatë procesit të vaksinimit të obligueshëm njerëzve t’u futë në trup edhe një mikroçip, për t’i kontrolluar ata.

“Teoritë e komplotit”

Për të përshkruar këtë fenomen, në Gjermani ekziston nocioni “teori komploti”. Por kjo nuk është e saktë, sepse kjo nënkupton edhe ekzistencën e një teorie të bazuar mbi fakte, thotë pedagogia Pia Lamberty, nga Universiteti i Mainzit. “Nëse faktet nuk përputhen me teorinë, në një moment të caktuar kjo teori duhet të ndryshojë apo të hidhet si e pavërtetë”, thotë Lamberty për DW. “Por kjo nuk ndodhë tek teoritë e komplotit.”

Këshilltari politik Johannes Hillje shkruan në Twitter, se nocioni “teori” tingëllon madje si një nocion me baza shkencore, që nuk e meriton. Hillje ka frikë se “teoritë e komplotit” mund të kuptohen madje si një “kundërteori” e atyre shkencore.

Protesta kundër kufizimeve të Coronës dhe Bill Gates

Mitologjitë dhe tregimet

Pia Lamberty pohon se duhet bërë dallime mes mitologjive dhe tregimeve të sajuara. Ka raste të shumta të përhapjes së rrëfimeve dhe teorive të ndryshme, si në rastin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA apo vdekjes tragjike të princeshës Diana, sepse ka dhe pohime se ajo ende është gjallë. Kohët e fundit janë dëgjuar teori dhe rrëfime të ndryshme për Gates, miliarderin hungarezo-amerikan George Soros dhe persona të tjerë. Mitet plotësohen dhe zgjerohen me kohë, përmes rrëfimeve të tjera dhe dikur humbin tërësisht lidhjen me realitetin.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Shëndetësisë zbulon shifrat/ Rreth 5 mijë të prekur nga Covid-19 në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci në Itali/ Shkon në 1016 numri i viktimave, 12839 të infektuar

Ideologjitë konspirative

Disa rrëfime janë kaq komplekse sa që krijojnë një pamje të ngjashme me ideologjitë. Në rrjete dhe faqe të ndryshme po përhapen edhe pohime si ato, që në SHBA po mbahen nga një grup sekret, me mijëra fëmijë të rrëmbyer dhe se persona të caktuar po pijnë gjakun e tyre, për të mbetur të ri. Personat që përhapin teori të këtilla thonë, se presidenti amerikan Donald Trump është ai që do t’i eliminojë gjërat e këtilla. Ndërsa paraardhësi i tij Barack Obama dhe ish – kundërshtarja e Trumpit në zgjedhjet e vitit 2016, Hillary Clinton llogariten si anëtarë të këtij grupi. Qarqet e këtilla thonë se këto të dhëna janë siguruar nga një burim anonim i lartë qeveritar, me shkallën e sigurisë “Q” nga – “QAnon”.

George Soros

Një shembull tjetër i ideologjive konspirative është ajo e të ashtuquajturve “Reichsbürger”, të cilët në esencë thonë se “Rajhu gjerman ende ekziston, ndaj institucionet e Republikës Federale të Gjermanisë nuk janë legjitime”. Persona të tillë përfaqësojnë pozita radikale të djathta, të afërta me grupe të tjera që përgatiten për skenarë të ndryshëm të luftërave apo përmbysjes së botës. E sa të rrezikshme janë ideologjitë e këtilla konspirative tregon edhe rasit kur një “reichsbürger” ka vrarë në tetor të vitit 2016 edhe një polic.

Persona të këtyre grupeve, rrëfyesit e teorive konspirative dhe ekstremistët janë përzier së fundi me njerëzit që po protestojnë kundër masave të qeverisë për virusin Corona. Ndaj ministri i Brendshëm Horst Seehofer ka vendosur që për herë të parë të ndalojë një grup të tillë të “Reichsbürger”./ DW

LEXO TE PLOTE

Blog

Merilin Monro, drama që fshihej pas buzëqeshjes sharmante të divës së Hollivudit

Publikuar

-

Nga

Sot aktorja do të mbushte 94-vjeç. Mjerisht, disa nga njerëzit më kreativë dhe frymëzues të historisë, kanë gjithashtu prirjen të kenë më shumë drama e dhimbje në jetën e tyre. Dhe askush nuk e mishëron këtë më shumë se sa një nga ikonat tona më të dashura të kinemasë botërore.
Qëkur ishte e vogël, Merilin ishte e rrethuar nga zhgënjimi dhe ankthi të shkaktuara nga njerëzit më të afërt të familjes. Ja cilat janë aspektet më të errëta të jetës së shkurtër, vetëm 36-vjeçare, të divës së famshmë të Hollivudit.

1. Nuk e njohu kurrë të atin

Megjithëse emri i saj fillestar ishte Norma Bejker, mbiemri ishte i burrit të mëparshëm të nënës së saj, dhe dy gjysmë-motrave të saj, të cilat nuk i njohu deri në moshën 12-vjeçare. E ëma Gledis u rimartua më pas me Martin Mortensen. Por ata u ndanë kur ajo mbeti shtatzënë me Merilin.

2. E ëma ishte skizofrene, u rrit nën kujdesin e institucioneve shtetërore

Nëna e saj nuk ishte e aftë mendërisht apo financiarisht për ta rritur vetë vajzën e saj. Ajo u diagnostikua me sëmundjen e skizofrenisë paranojake. Ndaj jeta e Merilin si fëmijë, kaloi midis jetimoreve të ndryshme, prindërve kujdestarë, anëtarëve të familjes dhe miqve të Gledit. E trembur dhe e tërhequr nga jeta, ajo pësoi abuzime seksuale nga disa prej figurave mashkullore në jetën e saj në një moshë shumë të re, diçka që e bëri të bëhej edhe më e mbyllur dhe më në ankth.

3. U martua që në moshën 17-vjeçare

Ndërsa po jetonte me Dok dhe Grejs Godard, miqtë e Gledis, kompania e Dok e shëtiti atë në mbarë vendin. Por ligjet e shtetit të Kalifornisë, e ndalonin që Merilin të udhëtonte si e mitur që ishte. Zgjidhja e tyre:martesa me fqinjin dhe mikun e tyre 21-vjeçar, Xhejms Dagerti. Edhe pse të dy nuk ishin shumë të pakënaqur me martesën e tyre, Xhejms ishte kundër synimeve të Merilin për t’i futur botës së shoubizit. Ai e braktisi, sapo ajo nënshkroi kontratën e saj të parë si modele.

4. U trondit shumë nga vdekja e mentorit të saj të parë në karrierë

Kur dukej se karriera e saj po fillonte ngjitjen në vitin 1950, agjenti personal dhe mentori i saj Xhoni Hajd, nënkryetar i Agjencisë Uilliam Morris, vdiq papritur nga një sulm në zemër, vetëm disa ditë pasi i siguroi asaj një kontratë 7-vjeçare.

LEXO EDHE:  Tragjedia e Diego Armando Maradonës

LEXO EDHE:  Rebelimi i natyrës/ Viruset që na vijnë nga mizoria jonë ndaj kafshëve

5. Kishte përherë një frikë e madhe nga skena

Reputacioni i Marilin si një aktore e vështirë për regjizorët, buronte nga frika e saj e përhershme me skenën, e kombinuar kjo me vetëvlerësimin dhe perfeksionizmin e saj të ulët. Aktorja u prek gjithashtu nga ankthi i rëndë dhe pagjumësia, të cilat e nxitën të abuzojë me substanca të ndryshme, kryesisht qetësues.

6. Momenti i saj më ikonik, kur i dha fund martesës së saj të dytë

Ylli i bejsbollit Xho Dimaxho, ishte i prirur të shpërthente në skena xhelozie, diçka që sigurisht nuk i përshtatej martesës me aktoren më të famshme të botës. Pasi pa fotot sensuale të Merilin në filmin “The Seven Year Itch”, martesa e tyre mori fund. Më vonë u riafruan si miq, vetëm para vdekjes së saj, me Dimaxhon që u mor me të gjithë detajet e funeralit të saj.

7. Hodhi në gjyq kompaninë filmike ku punoi

Merilin u përball me disa beteja të gjata ligjore kundër kompanisë së saj, mbi filmat në të cilat luajti. Ajo shkoi aq larg sa të krijojë kompaninë e saj filmike, “Marilyn Monroe Productions”, një nismë që u prit me humor nga shtypi.

8. Nuk mundi të kishte asnjë fëmijë

Aktorja u përball gjatë gjithë jetës më sëmundjen e endometriozës, e cila i shkaktoi të paktën 4 shtatzani të dështuara.

9. Martesat e dëshuara, lanë shpesh në hije punën e saj

Pasi ndarjes nga dramaturgu Artur Miler, Merilin ishte ende e detyruar të punonte jo vetëm me të në filmin “The Misfits”, por të shihte teksa ai nisi një marrëdhënie të re. Ajo ndjeu se Miler e shkroi qëllimisht rolin e saj për të qenë më pak bindës, sesa ata të aktorëve meshkuj që e rrethonin.

10. Sëmundja e largoi nga realizmi i filmit të saj të fundit

Drejtuesit e studios filmike, e dinin që Marilin ishte diagnostikuar me sinuzit, dhe kishte nevojë për regjim shtrati dhe kujdes mjekësor. Por ata përhapën zëra, që e akuzonin aktoren për sabotimin e filmit, kur filluan të frikësoheshin se do të tejkalonin buxhetin e përcaktuar në fillim. Ata e pushuan nga puna, dhe e paditën në gjykatë duke kërkuar 750.000 dollarë dëmshpërblim. Por me këmbënguljen e bashkë-protagonistit në atë film, Din Martin, ata u përpoqën të rifillonin xhirimet pak para vdekjes së saj të parakohshme./ Littlethings.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE