LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E konfirmon klubi, ylli i skuadrës së madhe të Premier Ligës infektohet me koronavirus

3 Qershor 2020, 19:10, Sport CNA
E konfirmon klubi, ylli i skuadrës së madhe të Premier Ligës

Tottenhami ka konfirmuar se një person brenda skuadrës së vet ka dalë pozitiv në testin për koronavirus, pas rezultateve të rundit të pestë të testimit në skuadrat e Premierligës.

Ky ishte rasti i vetëm nga të gjitha testet ndaj të gjitha klubeve të Premierligës në rundin e pestë. Personi i infektuar do të vetizolohet për shtatë ditë.

?Për shkak të konfidencialitetit mjekësor, emri i individit nuk do të zbulohet?, shkruhet në njoftimin e Tottenhamit

Ky ishte rezultati i vetëm pozitiv nga 1.197 lojtarë dhe anëtarë stafi sa u testuan në rundin e fundit.

Deri më tani janë konfirmuar 13 raste pozitive me koronavirus në Premierligë, nga 5.079 teste të kryera në pestë runde të ndara.

Lajmet e fundit nga