LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Covid-19 infekton Kadastrën/ Një tjetër punonjëse rezulton pozitive

3 Qershor 2020, 07:53, Lifestyle CNA
Covid-19 infekton Kadastrën/ Një tjetër punonjëse rezulton

Një tjetër punonjëse e Kadastrës së Durësit, është konfirmuar pozitive ndaj Covid-19, duke e çuar kështu në dy numrin e punonjësve të prekur në këtë institucion.

Përgjatë 24 orëve të fundit, specialistët e epidemiologjisë, nga 20 mostra të marra në kadastrën e Durrësit, 19 teste kanë rezultuar negative, ndërsa vetëm 1 person është infektuar për Koronavirus.

Sipas Abcnews, kjo vatër e re infeksioni duket se është më problematike pasi në kadastrën e Durrësit marrin shërbim shumë qytetarë dhe frekuentimi është i shpeshtë.

Dy specialistët janë vetëkarantinuar në shtëpinë e tyre ndërkohë që hetimi epidemiologjik vazhdon intensivisht.

Edhe pse tamponët e 19 personave të cilët kanë rezultuar negativë, ata janë të frikësuar pasi Covid-19 është një virus që shfaqet edhe pas analizave.

Pas prekjes së familjarëve të specialistes së Kadastrës së Durrësit nga Covid-19, të gjithë punonjësit e tjerë, në zyra dhe në terren, janë alarmuar dhe kanë ndërprerë shërbimin, duke kërkuar bërjen e testit të tamponit.

Punonjësja e dyshuar për përhapjen e virusit ishte specialiste sporteli dhe për shkak të natyrës së punës ka kontakt me të gjithë punonjësit e tjerë, si dhe qytetarët aplikues e noterët.

Durrësi ka 20 vatra aktive infeksioni deri tani.

Lajmet e fundit nga