LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë po ndodh te Lacio? Strakosha mungon në stërvitje...

3 Qershor 2020, 11:06, Sport CNA
Çfarë po ndodh te Lacio? Strakosha mungon në stërvitje...

Lacio vazhdon tashmë punën intensive nën drejtimin e trajnerit Simone Inzagi për t?u rikthyer në një formë optimale para se të zbresë në fushë. Kryeqytetasit kanë si objektiv titullin kampion, e në këtë formë kërkojnë të jenë gati për të sfiduar Juventusin.

Ndërkohë, në stërvitjen e sotshme, ndryshe nga e djeshmja, është vënë re mungesa e Tomas Strakoshës. Portieri ka pasur një problem në kohët e fundit, megjithatë nuk ka qenë fjala për një dëmtim serioz.

Dhe, në këtë rast, mediat italiane bëjnë me dije se gardiani mund të jetë ushtruar në palestër. Futbollisti i kombëtares është një nga elementët kryesorë të Lacios, teksa me ndërhyrjet e tij i ka dhuruar pikë të çmuara skuadrës.

Lajmet e fundit nga