LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha zbulon mashtrimin/ “Rama inauguron dy herë fermën e kushëririt të parë të kryebashkiakut socialist”

3 Qershor 2020, 15:57, Politikë CNA
Basha zbulon mashtrimin/ “Rama inauguron dy herë fermën e

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon se ka inauguruar dy herë të njejtën fermë.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha deklaron se Rama deklaron se Rama ka përuruar më 30 maj të këtij viti të njëjtën fermë që e kishte përurar edhe më 30 maj të 2019-ës.

Sipas tij kjo përzgjedhje nuk është rastësore, pasi pretendon se ferma e përuruar dy herë është në pronësi të kushëririt të kryebashkiakut socialist të Divjakës Fredi Kokoneshit.

?Ndërkohë që RAMAVIRUSI po shkatërron agrobiznesin vendas, ideatori dhe zbatuesi i këtij shkatërrimi, vjet në 30 maj dhe këtë vit po në 30 maj shfaqet duke përuruar të njëjtën fermë në Divjakë. Është e qartë se subvencionet e AZHBR-së për fermerët si çdo fond publik në Shqipëri janë vetëm në dispozicion të klientëve të Edi Ramës, të miqve dhe oligarkëve të tij. Pasi rrënuan ekonominë dhe zhvatën paratë e shqiptarëve, cirku kryeministror i rikthehet objekteve që ka përuruar më parë me shpresën se shqiptarët do t’i besojnë shfaqjet me regji qëndrore të ERTV-së.

Edi Rama i ka zhytur shqiptarët në varfëri dhe papunësi, e ka rrënuar ekonominë dhe biznesin e ndershëm dhe po e çon agrobiznesin drejt falimentimit. Asnjë formë propagande nuk i mbulon dot gënjeshtrat e Edi Ramës, që është përgjegjësi kryesor për krizën e thellë që po kalon çdo sektor i ekonomisë shqiptare?, shkruan lideri i Republikës së Re./ CNA.al

Lajmet e fundit nga