LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha sajon një çështje që të shpëtojë lëkurën

3 Qershor 2020, 21:30, Politikë CNA
Basha sajon një çështje që të shpëtojë

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha doli me një deklaratë për mediat pas qëndrimit të fortë që dha ambasadorja amerikane Yuri Kim, duke theksuar se mazhoranca ishte tërhequr dhe kishte pranuar ?ërkesat, pra kishte lëshuar shumë nga vetja e saj dhe opozita ishte ajo qe tashmë kishte topin dhe duhet të luante.

Basha doli menjëherë dhe tha se reforma kishte bërë progres, megjithëse për disa orë, në selinë e Republikës së Re, në ambientet ku zhvillohej mbledhja u dëgjuan zhurma, përplasje tavolinash dhe debate të ashpra.

Basha, ndryshe nga sa foli në mbledhje, doli dhe theksoi se kishte ngelur një çështje pa zgjidhur.

Por kush është çështja e pazgjidhuar?

Basha në fakt ka sajuar një çështje pasi nuk ka pasur një të tillë. Socialitët kanë theksuar gjithmonë negociata, se duhet depolitizimi i komisioneve zgjedhore, duke shkuar tek propozimi i dhënë nga OSBE/ODIHR. Ndërsa Luli ka kërkuar që të ketë një paritet, pra tre përfaqësues nga opozita dhe tre nga mazhoranca në komisionet zgjedhore dhe një komisioner të zgjidhej apolitik, pra i pavarur me short në KQZ. Të ngelej aty ku ishte.

Lulzim Basha, thjesht dhe vetëm ka sajuar një çështje e cila nuk egziston sepse aktualisht Kodi Zgjedhor, sistemi që ne kemi, mënyra e votimit, gjysmat e komisionereve i ka opozita dhe gjysmat mazhoranca. Një prej tyre hidhet me short në KQZ, ku vendoset se në cilat zona do të ketë një përfaqësues më shumë opozita në drejtimin e zgjedhjeve dhe në cilat KZAZ do të ketë përfaqësuesin, drejtues mazhoranca.

Lulzim Basha, thjesht dhe vetëm ka gjetur apo sajuar diçka që të kapet për të shpëtuar lëkurën. Luli ka propozuar që komisionet të ngelen siç janë dhe vetëm shorti të zgjidhet për komisionerin e pavarur. Ndërsa aktualisht sistemi zgjedhor në Shqipëri ka të njëjtën formulë, pra gjysmat opozita dhe gjysmat mazhoranca dhe drejtimi i tyre vendoset me short sërish.

Basha thjesht dhe vetëm ka sajuar një çështje duke pranuar se ka dështuar, kushtet e vëna prej tij, duket se nga mazhoranca ishin pranuar dhe Luli është gjetur totalisht i papërgatitur për të gjetur një sherr.

I ndodhur përballë qëndrimit të fortë të amerikanëve ai ka sajuar këtë lëvizje duke pranuar në fakt që të ketë të njejtën formulë komisionesh që kemi pasur edhe në zgjedhjet e kaluara dhe vetëm komisionerin apolitik ta zgjedhim me short, duke humbur publikisht, gjeti grepin vetëm për drejtimin e KZAZ-ve të cilat më parë gjysmat i kishte opozita dhe gjysmat mazhoranca, tani do të drejtohen nga nkë komisioner apolitik./CNA.al

Lajmet e fundit nga