LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimi i nxënëses/ Ish zv.ministrja e Arsimit: Shkolla duhet të shkrihet

3 Qershor 2020, 20:51, Politikë CNA
Abuzimi i nxënëses/ Ish zv.ministrja e Arsimit: Shkolla duhet të

Ish zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, në një intervistë për TvT, tha se mungesa e transparencës nga ana e ministrisë në lidhje me abuzimin e nxënëses 15-vjeçare është e papranueshme.

Sipas saj, shkolla në fjalë duhet mbyllur, pasi të gjithë aty, në një formë a një tjetër, janë bërë palë me situatën.

?Roja e shkollës zgjidhet nga institucioni i shkollës. Zgjidhet në bazë të një rregulloreje dhe paguhet me të ardhurat e prindërve. Pra duhet të bëhet garant për ruajtjen e nxënësve. Jemi para një situate të tmerrshme. Ministria duhej të kishte bërë transparente situatën. Kjo shkollë duhet të shkrihet. Të gjithë në një mënyrë apo në një tjetër janë bërë palë me situatën. Shumë më i keq është ai që nuk flet?, tha Malaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga