LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 humbje radhazi në kampionat, Sormani i befason të gjithë me deklaratën

3 Qershor 2020, 20:38, Sport CNA
4 humbje radhazi në kampionat, Sormani i befason të gjithë me

Partizani u mposht nga Skënderbeu ditën e sotme me rezultatin 2-1, teksa pas përfundimit të ndeshjes trajneri i të kuqve, Adolfo Sormani për ?Supersport? është shprehur se skuadra luajti mirë, por mungojnë rezultatet. Tekniku italian vazhdon të theksojë se i pëlqen loja që ka treguar skuadra nën drejtimin e tij, ndonëse rezultatet mungojnë,

?Humbja? Është shumë e vështirë për ta komentuar, në pjesën e dytë kemi luajtur më mirë se në të parën. Kemi pasur 3-4 raste për të shënuar, të cilat duhet ti kthenim në gola. Sigurisht në momentin e parë, që jemi vënë në vështirësi e kishim të vështirë ta merrnim veten dhe pësuam të dytin. Është e vështirë ta japësh shpjegimin si ndodhi kjo. Paraqitja ka qenë e mirë, i kemi lënë shumë pak kundërshtarit.

Nuk është çështje fati, pasi përsa i përket paraqitjes mendoj se ne meritonim fitoren. Nëse kjo ndodh disa herë, atëherë nuk është çështje fati. Janë 3 lojtarë që bëjnë shumë mirë në stërvitje dhe nuk e di pse nuk merren në konsideratë. Edhe kondicioni fizik i lojtarëve duhet të shikohet në këto ditë, duke parë të gjithë situatën.

Cilësitë e skuadrës? Mund të thuash gjithçka për skuadrën, por ne kemi arritur të krijojmë lojë.

Kthesa? Vazhdoj të them që nuk dua të kritikoj asnjë. Vazhdoj të them se kemi bërë paraqitje shumë të mira, por mungon vetëm rezultati.?, u shpreh Sormani.

Lajmet e fundit nga