Connect with Us

Zbuloni qytetet me zemër më të dobët/ Dieta e pakontrolluar po rrit vdekjet

Sociale

Zbuloni qytetet me zemër më të dobët/ Dieta e pakontrolluar po rrit vdekjet

Publikuar

-

Jeta sedentare, dieta e pakontrolluar dhe ekspozimi i lartë ndaj alkoolit dhe ndaj duhanit po i vret shqiptarët dhe më së shumti meshkujt që çdo vit e më shumë po humbasin jetën nga infarktet dhe goditjet në tru. Alarmante është ulja e moshës së vdekshmërisë nga kjo sëmundje për meshkujt nën moshën 50 vjeç.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se më 2019-n kanë humbur jetën nga sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut 32 persona në ditë.

Në total 11,704 persona kanë humbur jetën nga zemra ose tensioni, ose 53% e totalit të vdekjeve natyrale.

Sipas INSTAT, janë rritur me 0.9% vdekjet nga sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut në 2019-n, në raport me një vit më parë.

Rritja ka ardhur tërësisht nga meshkujt, humbjet e jetëve të së cilëve janë rritur me 3.2%.

Meshkujt përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të humbjes së jetëve nga kjo sëmundje, me 51.5%, përkundjet 50% të grave. Për 1,000 banorë, grupi i sëmundjeve të “aparatit të qarkullimit të gjakut” është shkaku kryesor i vdekjeve si tek burrat dhe tek  gratë  me  një  nivel  vdekshmërie  4.2  për  burrat  dhe  3.97 për  gratë (për shkak të numrit më të lartë të grave në total, teksa 50.8% e popullsisë në total ishin femra në 2019-n).

Në vitin 2019 është konstatuar një rritje e lartë e vdekshmërisë nga zemra dhe tensioni në grupmoshën e meshkujve 45-49 vjeç (+17%) dhe 55-59 vjeç (+4.6%)

46% e vdekjeve të meshkujve nga kjo sëmundje ishin të grupmoshës nga 40-59 vjeç, kundrejt 43% që ishte një vit më parë.

Mjekët pohojnë se vdekjet më të larta tek meshkujt i atribuohen stilit te jetesës më së shumti. Doktor P. Malaj thotë se, meshkujt janë të ekspozuar më shumë ndaj pirjes së duhanit, alkoolit, dietës së pa kontrolluar dhe punëve të rënda që rëndojnë sëmundshmërinë dhe sidomos sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Ai tha së sëmundjet e qarkullimit të gjakut gjithnjë e në rritje janë pasojë e një diete të pakontrolluar e shoqëruar me mungesë aktiviteti fizik.

Të dhënat më të fundit zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë mbi ndikimin e faktorëve të rrezikut të sëmundshmërisë në Shqipëri identifikojnë tre faktorë të rrezikut përgjegjës për pjesën dërrmuese të barrës së sëmundshmërisë, rreziqet e lidhura me dietën ushqimore, hipertensioni arterial, duhanpirja.

Gjatë 20 viteve të fundit ka pasur rritje domethënëse në barrën e sëmundshmërisë, që u atribuohet karakteristikave të mënyrës së jetesës në Shqipëri.

Aktualisht, faktorët e stilit të jetesës përbëjnë mbi 70% të barrës totale të sëmundshmërisë. Në dy dekadat e fundit në Shqipëri, niveli total i vdekshmërisë për shkak të mbipeshës dhe obezitetit është rritur më shumë se dy herë. Në veçanti, niveli i vdekjeve nga sëmundja ishemike e zemrës është rritur 2.5 herë, ndërsa niveli i vdekjeve nga diabeti është trefishuar. Në vitin 2010, duhanpirja ishte shkaktare e 22% të të gjitha vdekjeve në Shqipëri.

Barra totale e sëmundjes për meshkujt dhe femrat shqiptare është më e larta në rajonin e Europës Juglindore, raporton Ministria e Shëndetësisë në strategjinë kombëtare të shëndetit 2016-2020, ndërkohë që sëmundjet infektive në Shqipëri kapin një përqindje të lartë të barrës së përgjithshme të sëmundjeve, barra e sëmundjeve të patransmetueshme (NCDs) në Shqipëri është rritur me 34% nga viti 1990 deri në vitin 2010.

LEXO EDHE:  “Covid dëmton veshkën, mushkërinë, zemrën”/ Mjeku i njohur: Mos u shqetësoni, rikuperohen!

Ritmi i rritjes ka qenë i ngjashëm si për burrat dhe për gratë. Sëmundjet kardiovaskulare përbënin rreth 55% të të gjitha vdekjeve (51% te meshkujt dhe 61% te femrat) analizoi Ministria e Shëndetësisë.

Berati me zemrën më të dobët, rritet Shkodra

Në të gjithë vendin, në 2019-n kishte 4.1 vdekje për 1000 banorë, për sëmundjen e  aparatit të qarkullimit të gjakut, me një rritje të lehtë në raport me 4, që ishte ky tregues një vit më parë.

Sipas qarqeve, qyteti me vdekjet më të larta nga zemra dhe tensioni, në raport me popullsinë është Berati, me 5.3 vdekje për 1000 banorë, me rritje në raport me vitin e mëparshëm (shih grafikun).

Në vend të dytë ka kaluar Shkodra, e cila ka shënuar një rritje të lartë të humbjeve të jetës nga zemra dhe tensioni në 2019-n (+8%), me 77 jetë të humbura më shumë, duke u ngjitur në 5.3 vdekje për 1000 banorë, nga 4.8% që ishte ky tregues vitin e mëparshëm.

Më pas renditen Korça e Gjirokastra (5.1 secili) , Vlora (4.9), Dibra (4.4).

Zemrën më të fortë e kanë tiranasit (3.5 vdekje për 1000 banorë), durrsakët (po 3.5) dhe elbasanllinjtë (3.4).

Ka evidenca në rritje se shëndeti dhe mirëqenia nuk janë të lidhura vetëm me performancën e sistemit shëndetësor. Ka faktorë të tjerë socialë të lidhur me të ardhurat, arsimimin, strehimin dhe mjedisin që kanë ndikim të fortë në shëndet dhe mirëqenie që kërkojnë përqasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë sektorët e qeverisë, si dhe aktorëve të tjerë në shoqëri.

Arsimi është një tjetër përcaktor i rëndësishëm shoqëror për shëndetin. Korrelacioni midis arsimit dhe varfërisë është i zhdrejtë: sa më të arsimuar, aq më pak të varfër janë njerëzit dhe anasjelltas. Formimi, arsimimi e shprehitë profesionale, si dhe arsimimi universitar shërbejnë si nxitës për të hyrë në tregun e punës, për të dalë nga varfëria dhe për të rritur përfshirjen sociale, dhe në afatgjatë kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit, veçanërisht duke ulur vdekshmërinë neonatale dhe atë amtare./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Një notë për profesorin/ Gevio Tabaku sjell platformën e parë shqiptare për vlerësimin e pedagogëve

Publikuar

-

Nga

Platforma VleresoPedagogun.al është platforma e parë Shqiptare për vlerësimin e pedagogëve të universiteteve publike dhe private të vendit tonë.

Platforma e sapo prezantuar, i mundëson studentëve dhe ish studentëve të shtojnë pedagogët e tyre dhe më pas t’I vlerësojnë ata me nota nga 1 (shumë keq) deri te 5 (shkëlqyeshëm). Te gjitha vlerësimet më pas mblidhen në një mesatare përfundimtare dhe kjo mesatare I caktohet pedagogut në fjalë.

Krahas notës që secili pedagog ka, afishohet edhe niveli i vështirësisë së atij pedagogu. Kjo do shërbejë që studentët e rinjë të mund të krijojnë një ide për pedagogët që do të kenë në universitet, si edhe për vështirësinë e lëndëve që këta të fundit japin.

Një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është edhe përshkrimi që secili student i bën pedagogut që vlerëson duke bërë të mundur që të krijohet një rrjet i madh transparence edhe në aspektin akademik në vendin tonë.

Themeluesi i platformës, Gevio Tabaku, shprehet se platforma është frymëzuar nga platforma gjigande amerikane, RateMyProfessors, e cila numëron mbi 1.9 milionë pedagogë në sistem si edhe mbi 19 milionë vlerësime që studentët kanë bërë për këta të fundit.

LEXO EDHE:  Recetë 6000 vjeçare për shërimin e shumë sëmundjeve

LEXO EDHE:  Kina paralajmëron SHBA-në në konfliktin me Korenë e Veriut

“Mendova se vendit tonë i mungonte një platformë e tillë dhe se do ishte ide shumë e mirë që të gjithë maturantët të kishin një ide për universitetin ku do të nisnin shkollën si edhe për pedagogët që do u jepnin mësim. Së shpejti do të shtojmë në platformë edhe çdo universitet publik dhe privat, në mënyrë të tillë që të gjithë studentët të mund të japin një vlerësim real për universitetin ku bëjnë pjesë, si edhe maturantët të kenë mundësi të shohin se çfarë vlerësimi ka universiteti që dëshirojnë të ndjekin.” – është shprehur Gevio Tabaku.

Nëse jeni student, ju ftojmë të hyni në platformën VleresoPedagogun, duke shtypur sipër këtij linku https://vleresopedagogun.al/ dhe më pas të shtoni pedagogun tuaj ose të vlerësoni pedagogët që gjenden në platformë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rama nxjerr hartën e devijimit të trafikut nga Dogana/ E bllokuan ata që lanë rrugët rrugëve

Publikuar

-

Nga

“Gratë nuk lihen pa bukën e fëmijëve”/ Ish-deputetja thirrje Ramës: Paguaji, pastaj ik

Kryeministri Edi Rama ka publikuar hartën informuese për devijimin e trafikut për shkak të punimeve që po kryhen në Unazën e Madhe.

Ai thumbon opozitën e cila për tre vite mbështeti protestën e banorëve të Unazës. Rama thotë se ky investim u pengua nga ata që i lanë rrugët rrugëve.

“Mirëmëngjes dhe me këtë video informuese mbi planin menaxhimit të trafikut që nis sot në nyjen e SHESHIT SHQIPONJA, për shkak të punimeve që po kryhen në UNAZËN E MADHE të Tiranës të cilën për 3 vite e bllokuan ata që i lanë rrugët rrugëve, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Sot kufizohet hyrja në Tiranë përmes Doganës/ Si do të devijohet trafiku, rrugët alternative

Publikuar

-

Nga

Sot kufizohet hyrja në Tiranë përmes Doganës/ Si do të devijohet trafiku, rrugët alternative

Duke filluar nga dita e sotme, si pasojë e punimeve tek ish-Shqiponja, do të devijohet trafiku, për të hyrë në Tiranë, por edhe për ata që dalin nga kryeqyteti.

Një ditë më parë, drejtori i planifikimit strategjik në ARRSH,  Erald Elezi, ka treguar edhe skemën e devijimit të trafikut me dy drejtime.

Ky plan menaxhimi do të zgjasë nga tre deri në katër muaj që është edhe koha e parashikuar për përfundimin e punimeve.

Elezi tha se do të vihet në përdorim për ata që vijnë nga Durrësi në kryeqytet rruga “Abedin  Rexha” që njihet ndryshe edhe si ish-Fusha e Aviacionit e cila do të shndërrohet me një sens kalimi për të përballuar fluksin e lartë të automjeteve që vijnë nga qyteti bregdetar. Më pas kalimi do të bëhet përmes rrugës “Dritan Hoxha”.

Për qytetarët që vijnë nga Jugu rekomandohet përdorimi i rrugës nga Rrogozhina drejt Peqinit për t’u futur më pas në Tiranë përmes rrugës së Elbasanit. Ndërkohë që për ata që vijnë nga veriu kalimi do të bëhet nga Instituti drejt Paskuqanit ose zonës së njohur si Shinat e Trenit duke kaluar më pas drejt rrugës “Don Bosko”.

“Për tre deri në katër muajt në vazhdim do zbatohet një plan tjetër për menaxhimin e trafikut. Ky plan do të devijojë të dyja drejtimet, si drejtimin që futet nga Tirana dhe atë që del nga Tirana. Përdoruesit e mjeteve që do të vijnë nga Durrësit do detyrohen që të kthehen djathtas drejt rrugës Teodor Keko. Për të aksesuar Tiranën, mundësia e parë për t’u futur në qytet do të jetë rruga Abedin Rexho që ne e njohim si Fusha e Aviacionit. Nëpërmjet një semafori do të rregullohet kalimi dhe rruga Abedin Rexho do të shndërrohet në rrugë me një sens kalimi për të përballuar një fluks mjetesh më të lartë. Pastaj nëpërmjet rrugëve sekondare të qytetit do të shkojmë drejt rrugës Dritan Hoxha për të shkuar drejt Tiranës.

Për drejtimin Tiranë-Durrës, devijimi i trafikut për përdoruesit e mjeteve që vijnë nga rruga “Dritan Hoxha” do të fillojë me një ngushtim korsish, më pas drejt devijimit të një rruge të zënë me parkime dhe Bashkia e Tiranës po merr masa që të zhbllokohet dhe të bëhet e kalueshme. Më pas duke përshkruar një gjysmë rreth gati i njëjtë siç ishte me ish-sheshin Shqiponja, do shkohet drejt Durrësit. Sikurse bashkë me këtë linjë trafiku do të bashkohet edhe linja e trafikut që na vjen nga Astiri. Për ata që na vijnë nga Jugu i vendit rekomandohet përdorimi i rrugës nga Rrogozhina, në Peqin, Papës, Bradashesh dhe të aksesojnë qytetin e Tiranës nëpërmjet rrugës së Elbasanit.  Për qytetarët që vijnë nga veriu i vendit rekomandoj përdorimin e rrugës nga Instituti drejt Paskuqanit për t’u futur në Tiranë ose për ata që do të zgjedhin të afrohen më shumë të shkojnë drejt rrugës së Shinave të Trenit për të arritur në rrugën “Vangjel Noti” dhe më pas në rrugën “Gjergj Legisi e cila do të shndërrohet me një sens kalimi për të përballuar sa më shumë mjete që do shkojnë drejt Don Boskos për t’u futur në Tiranë”, tha Elezi.

LEXO EDHE:  Shifrat alarmante/ Çdo minutë 5 të vdekur në botë nga trajtimi i gabuar

LEXO EDHE:  A është plakja një sëmundje e parandalueshme?

Kujtojmë këtu se disa ditë më parë, drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj dha edhe një rrugë alternative për ata që vijnë nga Durrësi drejt Tiranës, që të zgjedhin kalimin përmes rrugës së vjetër të Ndroqit për të dalë në Kombinat dhe më pas tek Pallati me Shigjeta. Jaupaj u shpreh se do të lihet një korsi emergjence duke qenë se për shkak të situatës së Covid-19, urgjencat mjekësore do të jenë më të shpeshta.

LEXO TE PLOTE