LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau një person në SHBA/ Arrestohet pas 7 vitesh shkodrani i shumëkërkuar

2 Qershor 2020, 17:08, Kronika CNA
Vrau një person në SHBA/ Arrestohet pas 7 vitesh shkodrani i

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Blutë bëjnë me dije se është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari Arben Bregu, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Washington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga