LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Taulant Muka bën thirrjen urgjente/ Covid-19 është mes nesh, të mos kalojmë nga njëri ekstrem në tjetrin

2 Qershor 2020, 12:15, Lifestyle CNA
Video-Taulant Muka bën thirrjen urgjente/ Covid-19 është mes

Mjeku epidemiolog, Taulant Muka i ka drejtuar një mesazh të fortë qytetarëve shqiptarë, ndërsa kërkon që të mos ulet vigjilenca ndaj Covid-19.

Nëpërmjet një video-mesazhi në rrjetet sociale, Muka thekson se nuk duhet te lejojme te kalojme nga njeri ekstrem ne tjetrin.

?Po shikoj që ka rënë vigjilenca ndaj Covid-19. Unë dua tiu them dicka shumë të thjeshtë. Unë punoj nga shtëpia, por në qoftë se shkoj në punë duhet të mbaj një ditar për çdo takim, në mënyrë që në rast të një infeksioni të mundshëm, të jetë më i lehtë gjurmimi epidemilogjik.

Edhe nëse shkoj në spital duhet të respektoj një protokoll të caktuar.

Ndërkohë, shikoj që në Shqipëria Covid-19 është përhapur në mënyrë të vrullshme në ambientet spitalore.

Izoli ekstrem nuk duhet të shoqërohet me ekstremin tjetër. Covid-19 ekziston, është rreth nesh e në qoftë se ne nuk repsktojmë masat shumë shpejt do kemi realitet atë ?luftën imagjinare? për të cilën fliste qeveria?-tha ndër të tjera Taulant Muka.

Gjithashtu ai i ka drejtuar edhe një thirrje të fortë qeverisë, ndërsa theksoi se ?Duhet të rriten kapacitetet testuese dhe të mbrohet personeli mjekësor?.

Lajmet e fundit nga