LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Tirana nuk ka siguruar asgjë", befason Ilir Daja: Skënderbeu do të...

2 Qershor 2020, 09:12, Sport CNA
"Tirana nuk ka siguruar asgjë", befason Ilir Daja:

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli për emisionin Pressing në ABC News me anë të një lidhje Viber. Në fjalën e tij, kreu i pankinës së ?Ujqërve të Dëborës?, fillimisht përcolli ngushëllimet për vdekjen e Dorian Tahirllarit, 18-vjeçarit që ka qenë pjesë e Skënderbeut.

Më pas foli për futboll dhe për pushimin e gjatë që kanë bërë: ?Sigurisht që është shumë e vështirë, sepse nuk dihen akoma ekipet e rëndësishme që po nis kampionati, pasi është një humbje për komitetin sportiv. Mendoj që nuk do t?i shërbej x apo y?.

?Besoj që ka një diference pikësh që në aspektin psikologjik do të ketë një qetësi. Tirana i ka shanset më të mëdha, por kjo s?do të thotë që në 10 javë kampionat, çdo gjë është e siguruar. Diferencën me 9 pikë Tirana duhet ta ruajë?.
?Skënderbeu? Ne kemi filluar stërvitjen prej dy javësh, është e vështirë ta fusësh ekipin në formën e duhur, mendoj se me kontigjentin që kemi dhe lojtarët kryesorë që do të hedhim në fushë, do i ndërthurim me të rinjtë. Shpresoj të vazhdojmë me atë ritëm që kishim para pandemisë, duke shfrytëzuar të gjitha energjitë?.

Lajmet e fundit nga