Connect with Us

“Sinan Idrizi riciklon paratë e pista”/ Shehaj: Të hetohet edhe Rama për skemën mashtruese të shitjes së GFI

Politikë

“Sinan Idrizi riciklon paratë e pista”/ Shehaj: Të hetohet edhe Rama për skemën mashtruese të shitjes së GFI

Publikuar

-

shehaj nuk braktis

Prej disa ditësh në mediat turke qarkullon lajmi se Sinan Idrizi, partneri kryesor i kompanisë ajrore Air Albania, është paditur nga biznesmeni i famshëm turk  Adnan Polat në Prokurorinë e Stambollit për mashtrim.

Sot mediat raportuan se Prokuroria turke ka kërkuar 10 vite burg për Idrizin, por pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike.

Ish-deputeti i PD-së Agron Shehaj e cilëson Sinan Idrizin si mashtrues dhe riciklues të parave të pista. Demokrati kërkon që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në skemën mashtruese për shitjen e GFI dhe pasurimin e Idrizit.

“Sinan Idrizi është një mashtrues dhe ndoshta riciklues parash të pista. Këtë tashmë e ka vërtetuar Prokuroria turke e cila sapo ka kërkuar dënimin e tij me 10 vjet burg për mashtrim miliona eurosh. Biznesmeni turk, që filloi hetimin duke kallzuar Idrizin, ka përfshirë në skemë edhe kryeministrin Edi Rama.

LEXO EDHE:  Rama le drejtimin e qarkut të Durrësit/ Gjen zëvendësuesin e Vangjush Dakos

Tani, duhet që Prokuroria shqiptare të hetojë të gjitha veprimet në lidhje me përfshirjen e Edi Ramës në skemën mashtruese për shitjen e GFI. Prokuroria duhet gjithashtu të hetojë se si u bë Sinani, pa kontribuar asnjë qindarkë, partner i shtetit në Air Albania. A është ai fasada pas aksionerit e pronarit të vërtetë, Edi Ramës në Air Albania? A po riciklon ai paratë e korrupsionit qeveritar apo të krimit të organizuar përmes Air Albania? Këto pyetje duhet të marrin përgjigje menjëherë!”, shkruan Shehaj në rrjetet sociale./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Abuzimi ndaj fëmijëve/ Meta ngre tonet: Nuk tolerohet, të merren masa urgjente

Publikuar

-

Nga

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit ndaj Fëmijëve, presidenti Ilir Meta i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të përmirësojnë politikat në ndihmë të të miturve.

Meta theksoi se duhet urgjentisht që të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. Mes të tjerash ai i bëri thirrje Kuvendit që të miratojë projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale, ndërsa vuri theksin tek mos dënimi i rasteve të tilla.

“Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi me kapacitet për trajtimin e krijimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore janë larg standardin. Ndaj Njësia e Inteligjencës e rendit vendin tonë shumë larg vendeve të Rajonit. Në këtë kuadër, është urgjente që të merren hapa të përmirësimit të menjëhershëm të politikave, dhe të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. Dua të nxis Kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur. Është e patolerueshme qe vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë. Çështja e abuzimit me fëmijët është komplekse. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Yuri Kim jep ultimatumin: Brenda vitit të jetë funksionale

Publikuar

-

Nga

Ngritja e Gjykatës Kushtetuese/ Reagon Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, e cila është edhe një nga kushtete e Bundestagut për hapjen e negociatave.

Përmes një postimi në rrjetin social, Kim shkruan se Kushtetuiesja të jetë ngritur deri në fund të vitit, duke shtuar se këto 6 javë që kanë ngelur Presidenca, Parlamenti dhe KED të vazhdojnë punën me urgjencë.

Ambasadorja shtoi më tej se udhëheqësit duhet të përmbushin premtimet për drejtësi, duke falenderuar edhe KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar.

“Është mirë të shohësh progres drejt funksionimit të Gjykatës Kushtetuese deri në fund të këtij viti. 6 javë të mbetura – Presidenca, Parlamenti dhe institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojnë të punojnë me urgjencë. Faleminderit KED për sigurimin e kandidatëve të kualifikuar. Udhëheqësit duhet të përmbushin premtimin për popullin shqiptar për drejtësi”, shkruan Kim./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha ripërsërit nga Durrësi premtimet e tij/ Prioriteti numër një është mbështetja për sipërmarrjen

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me bizneset në Durrës.

Duke dëgjuar shqetësimet e biznesmenit Bardhyl Baltëza, i cili posedon një fabrike të madhe të prodhimit të letrave, Basha i ka premtuar ndryshim të situatës sapo ai të vijë në pushtet.

Kreu i opozitës është shprehur se PD ka gati planin për biznesin. Kreu i opozitës është shprehur se çmimi i naftës, çmimi i energjisë dhe niveli i taksave do të jetë konkurrues me vendet e rajonit.

Basha ritheksoi premtimin për taksën e sheshtë 9 % dhe atë për sigurimet shoqërore 18 %, teksa një ndër vendimet kryesore të qeverisë re do të jetë ulja e çmimit të naftës, si një masë që do të ulë ndjeshëm koston për biznesin.

7 vjet krizë ekonomike janë rënduar për shkak të pandemisë dhe natyrisht për Durrësin janë rënduar edhe për shkak të tërmetit. Ka ardhur koha që të kemi një qeveri që të gjithë vëmendjen energjinë, financat, masat, planet strategjinë, t’ia kushtojë ekonomisë, t’ia kushtojë shëndetit shqiptarëve.

Ndaj dua t’ju them që për mua dhe Partinë Demokratike, prioriteti numër një dhe leva numër një për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike është mbështetja e drejtpërdrejtë për sipërmarrjen e tij dhe në veçanti për sipërmarrjen prodhuese, duke bërë të mundur që prodhimet shqiptare të jenë konkurruese në tregun rajonal dhe në tregun europian, dhe për këtë mbetemi të vendosur për atë platformë që e kemi diskutuar edhe më parë së bashku me kolegët tuaj, dhe të çmimit të naftës dhe të çmimit të energjisë konkurrent në rajon dhe jo më të lartin siç është sot, të taksës së sheshtë 9% sa i përket biznesit prodhues siç jeni ju.

Kemi propozuar për këdo që është hequr nga puna, ti s’ke hequr njeri por të tjerët janë detyruar të heqin njerëz nga puna, t’u japim nga një 200 mijë lekë të vjetra në muaj me kushtin që t’i rimarrin në punë. Për kreditë që je i detyruar të marrësh, në qoftë se merr kredi për të paguar punëtorët gjithçka për sa i përket interesit paguhet nga shteti, pra do t’i marrësh me 0 interes.

Ju falenderoj shumë dhe masat që kemi parashikuar në programin tonë shpresoj që do të jenë konkrete, të prekshme e t’ju japë ndihmën që ju meritoni. Mos t’ju lëmë vetëm, se e vështirë në këto kushte është të mbash një familje me katër veta, jo më një familje me 160 veta siç po mbani ju, për të cilën edhe njëherë ju shpreh respektin dhe admirimin tim, dhe ju siguroj që nesër do keni mbështetjen e shtetit”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE