LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS draft-rezervë për KLSH-në/ Çfarë ka përgatitur për tejkalimin e kompetencave të Presidentit

2 Qershor 2020, 17:45, Politikë CNA
PS draft-rezervë për KLSH-në/ Çfarë ka

Mazhoranca po përgatit disa ndërhyrje në ligjin organik të funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për të zgjidhur ngërçin që është krijuar me presidentin Ilir Meta.

Pritet që mazhoranca të dërgojë në Kuvend një draft, ku parashikohet shfuqizimi i normativës që mban në karrige kreun e KLSH-së deri në zgjedhjen e një kryetari tjetër dhe shtimin e postit të zëvendëskryetarit.

?Kuvendi me propozim të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit emëron zëvendëskryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Zëvendëskryetari emërohet për një mandat tre-vjeçar, me të drejtë rizgjedhje më shumë se një herë dhe ushtron funksionet e Kryetarit, në të gjitha rastet kur vendi i Kryetarit mbetet bosh për shkak të mbarimit të mandatit ose shkarkimit?, thuhet në draftin e socialistëve.

Me miratimin e këtyre propozimeve, bëhet i mundur largimi i Bujar Leskajt, por duket se PS ka menduar edhe për propozuesin e kryetarit të ri të KLSH-së.

Sipas tyre, me një dispozitë tranzitore do të tejkalohet propozuesi dhe kompetencat do t?i kalojnë Komisionit të Ekonomisë.

15 ditë pasi hyn në fuqi ky ligj, Kuvendi verifikon vakancën dhe në 15 ditët pasardhëse Komisioni i Ekonomisë do t?i propozojë Kuvendit një emër për të mbajtur karrigen e kreut të KLSH-së.

Në këtë mënyrë, mazhoranca merr kompetencat e e Presidentit dhe zgjidh ngërçin e krijuar për postin e kryetarit të KLSH, të cilin aktualisht e mban Leskaj ndonëse i ka përfunduar mandati që në dhjetor të 2018-ës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga