LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas takimit me Bashën/ Anëtarët e Këshillit Politik shkojnë në rezidencën e Yuri Kim

2 Qershor 2020, 13:57, Politikë CNA
Pas takimit me Bashën/ Anëtarët e Këshillit Politik

Anëtarët e Këshillit Politik janë duke zhvilluar një takim të dytë me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë shkuar në rezidencën e Yuri Kim për të diskutuar për Reformën Zgjedhore.

Kujtojmë se Këshilli Politik u takua edhe më parë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ambasadorin e BE-së Luigi Soreca dhe me atë të Gjermanisë Peter Zingraf.

Pas këtij takimi, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili shkuan në selinë blu për të takuar Bashën.

Mënjëherë pas kësaj ata u kthyen te Ambasadorja e SHBA të shoqëruar nga dy bashkëkryetarët e Komisonit të Reformës Zgjedhore.

Ndërkohë, pritet që Këshilli Politik të zhvillojë një tryezë në orën 17:00, ku do të diskutojnë pikat për të cilët nuk kanë ende një dakordësi.

Ambasadorët janë angazhuar shumë për një marrëveshje mes palëve dhe ditët e fundit ata kanë pasur takime të shpeshta me të gjitha palët politike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga