LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas 9 orëve takim/ Yuri Kim zbulon kërkesën e ndërkombëtarëve për palët politike: Bëmë përparim

2 Qershor 2020, 18:48, Politikë CNA
Pas 9 orëve takim/ Yuri Kim zbulon kërkesën e

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, në një deklaratë të përbashkët me ambasadorët e BE-së dhe Britanisë së Madhe, foli për tryezën e Reformës Zgjedhore.

Kim tha se palëve politike i është kërkuar të arrijnë në një konsensus, nga i cili të përfitojnë qytetarët shqiptarë.

Ajo tha se Reforma Zgjedhore është një nga pikat që duhet përmbushur në mënyrë që Shqipëria të fillojë bisedimet për integrimin në BE.

“Që të tre ne kemi shpenzuar 9 orë me anëtarë e këshillit politik. Ka qenë ditë e gjatë dhe e vështirë, por është berë përparim. Kjo ka qenë e vështirë për të gjitha palët politike. Të gjithëve i është kërkuar që të japin një zgjidhje në mënyrë që Shqipëria të fitojë. Shqipëria është në një fazë kritike. 25 marsi ishte një pikë kthese. Është një votë për të ardhmen e saj në Europë. Siç e dini BE ka vendosur një sërë kushtesh që të nisin negociatat. Mes tyre është edhe Reforma Zgjedhore në përputhje me rekomandimete  OSBE-ODIHR.

Kështu qëllimi ynë sot dhe nesër është që Shqipëria të përmbushi të gjitha rekomandimet që të jetë anëtare e BE. Nëse partitë do të arrijnë në konsensus përtej masave të kërkuara nga ODHIR ne do të jemi dakord. Nëse konsensusi për këto pika të cilat ODIHR ka kërkuar nuk arrihet atëherë palët nuk duhet t’i vazhdojnë këto kërkesa.Sikurse kam thënë, ne duam që Shqipëria të jetë në Europë dhe SHBA do bëjë gjithçka për të shpëtuar Shqipërinë?, theksoi ambasadorja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga