LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndërron jetë albanologu i njohur Agron Fico

2 Qershor 2020, 07:11, Aktualitet CNA
Ndërron jetë albanologu i njohur Agron Fico

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare albanologu dhe studiuesi i njohur Agron Fico.

Prof. Dr. Agron Fico ishte albanolog, gjuhëtar, studiues i etnokulturës, specialist i gjuhës shqipe për të huaj; autor botimesh të shumta. Profesori që ngriti dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në kryeqytetin e Kinës, Pekin(1961-1965) dhe në Michigan (1996-2000).

Ai ka përfaqësuar shkencën dhe kulturën shqiptare në një varg konferencash shkencore, kombëtare dhe botërore. Ka një veprimtari të intelektuale që shtrihet që nga kërkim primar shkencor,drejtimi i institucioneve shkencore, pedagogjia e publicistika, me vetë folklorin në këndvështrimin më të gjerë, me albanologjinë si shkencë ndërdisiplinore, me Eposin e Kreshnikëve e dhe me çështjen homerike, me studimin e letërsisë shqipe dhe personalitetet e saj, me aktualitetin e Shqipërisë dhe të diasporës shqiptare etj, etj. Fokusi qendror i punës së Tij kërkimore e shkencore ka qenë i lidhur ngushtë me njohjen dhe studimin e gjuhës shqipe, si zemra e etnokulturës shqiptare.

Lajmet e fundit nga