LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aleanca për Teatrin vazhdon mbledhjen e firmave për peticionin, protesta zhvendoset në Berat

2 Qershor 2020, 16:39, Sociale CNA
Aleanca për Teatrin vazhdon mbledhjen e firmave për peticionin,

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka vijuar protestat e saj, por ditën e sotme ndalesa ka qenë në një tjetër qytet.

Ata janë zhvendosur në qytetin e Beratit, ku po mbledh firmat për peticionin për rindërtimin e teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Ndërkohë Aleancës i janë bashkuar në protestë me dhjetra qytetarë dhe aktivistë.

Më herët, protesta e Aleancës për Teatrin ishte në Shkodër, Kukës, Burrel, Lezhë, Lushnjë dhe Pogradec ku zhvilluan edhe tubimet përkatëse./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga