Connect with Us

“Zgjedhorja”/ Opozita bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Politikë

“Zgjedhorja”/ Opozita bën lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Publikuar

-

selia e partise demokratike tirane

Pas dështimit të konsensusit për Reformën Zgjedhore, opozita duket se nuk është tërhequr.

Përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi nga PD dhe Petrit Vasili nga LSI kanë kërkuar që Këshilli Politik të mblidhet sërish, nesër në orën 17.00.

“Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për cështjet  e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në orën 17.00.

LEXO EDHE:  “Nuk ka krizë politike”/ Ngjela tregon dy gabimet e opozitës

Përfaqesuesit e Opozitës së Bashkuar Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili”, thuhet në kërkesën e përfaqësuesve të opozitës.

Kujtojmë që gjatë mesditës së sotme, ambasadorët e SHBA, Yuri Kim, i BE-së Luigi Soreca dhe Britanisë së Madhe, Duncan Norman zhvilluan një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Taksa e Kosovës ndaj Shqipërisë/ Thaçi bën për ujë të ftohtë Kurtin

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kritikuar ashpër kryeministri në detyrë Albin Kurti, për taksën e vënë ndaj Shqipërisë, duke e quajtur një absurditet.

Në reagimin e tij Thaçi thekson se Kurti ka keqpërdorur Policinë e Kosovë duke urdhëruar ata që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për Covid-19.

“Albin Kurti derisa ka hapur krahë më krah kufirin me Serbinë, për të hyrë kushdo, pa asnjë procedurë si në bahçe të babës, ai nga zyra e uzurpuar sot ka urdhëruar dhe keqpërdorur Policinë e Kosovës. Ai padrejtësisht dhe kundërligjshëm sot ka urdhëruar policinë që të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në territorin e Kosovës, përpos vonesave procedurale, të dërgohen shtatë ditë në karantinë për të pritur testimin për COVID-19. Po ashtu, me veprime shtesë, ai ka urdhëruar që automjetet transportuese që hyjnë nga territori i Shqipërisë në emër të dezinfektimit të ngarkohen me taksë të veçantë, duke rënduar edhe më shumë lëvizjen e lirë dhe qarkullimin e mallrave.

LEXO EDHE:  Rama-opozitës: Akuzat tuaja ju tregojnë të paaftë për të qënë alternativë

LEXO EDHE:  Zbardhen skenaret e opozitës/Aksioni të dielën në Kavajë

Ky është absurditet! Hapet me Serbinë dhe e mbyllë Kosovën nga Shqipëria. I heq taksën Serbisë dhe ia vë Shqipërisë.

Ky është predikuesi i bashkimit kombëtar! Në fakt, këto veprime janë shqelmat e fundit të Kurtit nga zyra e uzurpuar!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Aleksandër Biberaj e pranon hapur/ Kush janë dy gabimet që ka bërë PD

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj, ka pranuar hapur dy gabimet e partisë ku ai bën pjesë dhe të opozitës.

Biberaj tha se një nga gabimet ishte djegia e mandateve dhe gabimi i dytë ishte bojkotimi i zgjedhjeve lokale të 2019-ës.

“Natyrisht duke e nisur me djegien e mandateve dhe me bojkotimin e zgjedhjeve lokale, mendojmë se sot se të dyja ishin lëvizje të gabuara dhe qeverisja nuk reagoi dhe i gjithë pushteti shkoi tek Rilindja, ndërkohë që situata në Shqipëri vijon të përkeqësohet. Problemi është se ju përmendët dhe Bashën dhe Berishën, janë dy modele të ndryshme. Me protestat arritëm një masivitet, gabimi ynë është se përdorëm tullumbace dhe lule, kjo klimë banditësh nuk mund të përmbyset me protesta të këtij modeli. Shikoni çfarë po ndodh në SHBA. Nëse përballë kemi një polici të inkriminuar dhe një administratë publike të korruputuar çfarë duhet të bësh, duhet të protestosh”, u shpreh ai në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun”.

LEXO EDHE:  Eni Vasili nxjerr “blof” Monika Kryemadhin  

LEXO EDHE:  “Nuk ka krizë politike”/ Ngjela tregon dy gabimet e opozitës

Më tej, demokrati paralajmëroi se “do të vijë momenti, që Ramën do ta tërheqin zvarrë, do ta rrëzojnë dhe do ta largojnë nga Shqipëria”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Raporti i Qendrës Europiane të Drogave/ Meta: Këmbanë e fortë alarmi me pasoja për vendin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të  raportit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i cili theksonte se kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet të rritet në muajt e ardhshëm.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë.

Ndërsa shton se lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.

LEXO EDHE:  Eni Vasili nxjerr “blof” Monika Kryemadhin  

LEXO EDHE:  “Blindohet” Kryeministria/ 1500 efektivë policie në terren

“Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE