Connect with Us

VIDEO- E pabesueshme/ I riu kërcen mbi muret e ballkoneve të ndërtesës 11 katëshe

Kuriozitete

VIDEO- E pabesueshme/ I riu kërcen mbi muret e ballkoneve të ndërtesës 11 katëshe

Publikuar

-

Michael Franko, i apasionuar pas sportit ekstrem, i ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij teksa shfaqet duke zbritur tetë katet e një ndërtese duke kërcyer mbi muret.

Sportisti nuk i trembet aspak vdekjes dhe në mënyrë krejt të natyrshme sfidon fatin e tij me misione të rrezikshme.

19 vjeçari kërcen nga ndërtesa 11 katëshe dhe zbret poshtë duke e filmuar të gjithë sfidën e tij. Pamjet janë rrëqethëse por edhe këtë herë ai arriti ta realizonte misionin e tij.

LEXO EDHE:  Video-U la në arrest shtëpie/ Fjolla Morina shfaqet me personin qe “e do shumë”

Për më tepër shihni videon e mëposhtme./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kuriozitete

Zbuloni 10 kuriozitete interesante që do ju lënë pa fjalë

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

1.Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2.Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3.Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4.I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5.Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6.Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

LEXO EDHE:  Video-U la në arrest shtëpie/ Fjolla Morina shfaqet me personin qe “e do shumë”

LEXO EDHE:  Pogradec/ Shefi i krimeve dhunon një të mitur (Video)



7.Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8.Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9.I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10.Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

Gjurmë që datojnë rreth 23.000 vjet më parë/ Zbulimi i arkeologëve ndryshon historinë

Publikuar

-

Nga

Gjurmët e këmbëve në New Mexico të bëra 23,000 vjet më parë mund të jenë dëshmia e parë e aktivitetit njerëzor në Amerikë deri në 10.000 vjet më herët sesa besohej më parë.

Sipas Dily Mail, shkencëtarët po përshkruajnë një grup gjurmësh njerëzore 23,000-vjeçare të zbuluara në New Mexico si dëshmia më e hershme e aktivitetit njerëzor në Amerik.

Arkeologët britanikë dhe amerikanë zbuluan gjurmët në baltë të butë një shtrat liqeni i thatë në Parkun Kombëtar të White Sands në New Mexico.

Duke përdorur datimin e radiokarbonit të shtresave të farërave mbi dhe poshtë gjurmëve, ekspertët nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA -së besojnë se gjurmët e këmbëve janë bërë gjatë një periudhe prej të paktën 2,000 vjetësh, sipas hulumtimit të botuar në revistën Science.



Gjurmët më të vjetra datojnë rreth 23,000 vjet më parë, një periudhë që korrespondon me maksimumin e fundit akullnajor, kur fletët e akullit mbuluan pjesën më të madhe të Amerikës së Veriut dhe nivelet e detit ishin rreth 400 metra më të ulëta se sot.

LEXO EDHE:  Facebook tani do të shfaqë video më të gjata

LEXO EDHE:  Video-U la në arrest shtëpie/ Fjolla Morina shfaqet me personin qe “e do shumë”

Për dekada është thënë përgjithësisht se homo sapiens hyri për herë të parë në Amerikën e Veriut midis 13,000 dhe 16,000 vjet më parë-pasi shkrirja e shtresave të akullit të Amerikës së Veriut hapi rrugë migrimi dhe shumë më vonë nga sa sugjerojnë bashkautorja e studimit Sally Reynolds dhe kolegët e saj.

Pak arkeologë kanë pohuar dëshmi të besueshme për banimin njerëzor më të vjetër se rreth 16,000 vjet.

Datat shtesë të radiokarbonit nga mostrat e sedimenteve, eshtrave të kafshëve dhe qymyr druri fillojnë edhe më herët – afërsisht 33,000 vjet më parë ./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kuriozitete

I dashuroni puthjet?/ Zbuloni nga se “vuani”

Publikuar

-

Nga

Të gjithëve na pëlqejnë puthjet, por ka nga ata që i duan aq shumë sa janë të gatshëm të puthin në mes rrugës një të panjohur.

Ka një emër që e justifikon këtë “dëshirë”, basorexia. Po nëse ju i doni shumë puthjet ju vuani nga “basorexia”.

Basorexia – është emri që i jepet emocionit specifik të dëshirës për të puthur dikë. Kjo nuk do të thotë se ju dëshironi t’i bashkoheni çiftit që “patë” duke u puthur, por thjesht keni dëshirë të puthni!

A mund të ngatrohet kjo ndjesi me emocionet?

Njerëzit kanë debatuar për këtë për mijëra vjet dhe debatojë ende. Nuk ka një përgjigje përfundimtare se çfarë është një emocion. Ekziston një debat i madh teorik midis shkencëtarëve të emocioneve nëse emocionet janë kryesisht këto reflekse fizike dhe neurologjike të ndërlidhura, ose nëse ka një komponent të madh shoqëror dhe kulturor me shumë ndryshime individuale midis kulturave dhe midis individëve

LEXO EDHE:  VIDEO-Dielli dhe Joni bëhen bashkë dhe ndihmojnë mamin për të gatuar

LEXO EDHE:  Facebook tani do të shfaqë video më të gjata



Thënë kjo, ekziston gjithnjë një dilemë nëse basoreksia është emocion apo thjesht refleks fizik. Ndoshta basoreksia është të dyja këto dhe asnjëra, në varësi të kontekstit dhe situatës.

Duke u përpjekur të artikulojmë nuancat e vogla të jetës sonë emocionale, ne mund të arrijmë në një kuptim më të thellë të vetes dhe njerëzve përreth nesh. Kur gjejmë një emër specifik për to, akoma më mirë. Kështu kuptojmë se nuk jemi vetëm. Madje, ky fenomen është aq i zakontë, saqë për të paska edhe një emër.

Kështu pra në momentin që ndjeni një dëshirë të puthni me passion qoftë edhe dikë që nuk e njihni…ju thjesht jeni në një gjëndje “basoreksike”./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE