LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shëndeti dhe paraja/ Si do të jetë ky muaj për ju sipas parashikimit të horoskopit kinez

1 Qershor 2020, 09:46, Horoskopi CNA
Shëndeti dhe paraja/ Si do të jetë ky muaj për ju sipas

Këtë muaj duhet të bëni kujdes me shpenzimet e tepruara. Studiojini mirë gjërat para se të merrni një vendim. Nëse keni disa probleme shëndetësore apo me gjumin, mos abuzoni me qetësuesit apo medikamentet. Mos përdorni asgjë pa u konsultuar me mjekun. Pasojat mund te jene shume te rrezikshme.

Bualli

Sot do ju duhet shumë takt dhe diplomaci në punë, për më tepër nëse punoni ne grup apo drejtoni një staf punonjësish. Ju e dini shumë mirë se cila është rruga e duhur për të arritur synimet që i keni vënë vetes.

Rrethanat do ju bëjnë që këtë muaj të mbani një pozicion të caktuar për diçka dhe të bëni zgjedhjet e duhura.Financat do të jenë të mira por nuk duhet të bëni shpenzime që nuk janë të nevojshme.

Lepuri

Këtë muaj duhet të jeni më realistë. Mos ndërmerrni më shumë punë sesa jeni të aftë të bëni dhe mos u mundoni të zgjidhni probleme që nuk mund të kenë një zgjidhje. Për të pasur shëndet të mirë duhet të gjeni një ekuilibër midis punës dhe çlodhjes. Nëse sëmureni nuk ka për çfarë t?ju duhet gjithë kjo punë. Kujdes me financat.

Dragoi

Mendoni dhe kujdesuni më shumë për veten. Mos e harxhoni gjithë energjinë duke menduar për të tjerët. Kujdes me ushqimin. Duhet të mos përdorni shumë yndyrë dhe të hani sa më shumë fruta dhe perime. Kjo dietë do ju bëjë të mos keni probleme shëndetësore, sidomos me sëmundjet kardiovaskulare.

Gjarpëri

Shëndeti do të shkojë në përgjithësi mirë por duhet të bëni pak kujdes me ushqimin. Hani sa më shumë fruta dhe perime. Këtë muaj mund të keni edhe suksese në planin financiar. Te gjitha përpjekjet qe keni bërë deri më sot do të shpërblehen.

Shëndeti do te ketë përsëri disa probleme të vogla këtë muaj. Në planin material do keni disa vështirësi. Përdorni aftësitë tuaja për të kaluar çdo pengesë dhe do ja dilni mbanë.

Duhet të tregoni kujdes me shëndetin. Kushtojini më shumë vëmendje fizikut dhe mënyrës se si ushqeheni.

Majmuni

Mos hani dhe mos pini çdo gjë që ju del para syve dhe në çdo moment të ditës. Financat do të jenë të mira dhe në aspektin profesional do të keni shumë sukses.

Gjatë këtij muaji do jeni pak nervozë. Mundohuni ta kontrolloni veten dhe të jeni pak më diplomatë për të mos nxitur ndonjë mosmarrëveshje me ata qëe ju rrethojnë. Nëse keni planifikuar të blini një shtëpi, shikoni njëherë llogarinë tuaj bankare dhe më pas filloni të kërkoni. Mund të ëndërroni shumë por financat nuk ia u lejojnë.

Financat nuk do të kenë ndonjë ndryshim ndaj jini të qetë në këtë aspekt. Shëndeti ka nevojë për kujdes. Nëse keni probleme që nuk po zgjidhen me mënyrën e të ushqyerit duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Përfitoni sa më shumë nga kjo periudhë kaq e mirë për ju. Shëndeti në përgjithësi do të jetë i mirë. Do të keni pak probleme me financat dhe mbase do t?iu duhet të kërkoni ndihmën e një miku./ CNA.al

Lajmet e fundit nga