LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrëfehet Vasil Shkurtaj: Gjysma e Superiores mund të luajë në Greqi, por me gabimin e parë bëhen... “shqiptarë”

1 Qershor 2020, 11:01, Sport CNA
Rrëfehet Vasil Shkurtaj: Gjysma e Superiores mund të luajë

Vasil Shkurtaj po bëhet gati të luajë ndeshjet e tij të fundit me fanellën e Kukësit dhe më pas të provojë një eksperiencë tjetër jashtë Shqipërisë. Këtë e konfirmoi edhe sot në ?Ora News? ku tregoi se pse do të luajë në një kampionat tjetër pas tre edicioneve në Shqipëri.

Rikthimi- ?Jemi dy javë të grumbulluar në Elbasan, do të bëjmë stërvitje këtu, Duhet ta marrim me shumë seriozitet këtë ndeshje, mos ta harrojmë që ndeshjen e fundit humbëm pikë kundër Luftëtarit, duhet të futemi seriozë në fushë dhe të marrim fitoren. Trajneri Shehi në këto dy javë ka pasur momentin që të japë atë që do ai në fushë, ka punuar shumë në psikologjjinë tonë dhe të gjithë kemi kuptuar atë që do ai në fushë?.

Largimi ? ?Kam marrëdhënie shumë të mirë me presdentin dhe drejtuesit: Dëshira ime është që sezonin tjetër të luajë diku jashtë Shqipërisë. Personalisht mendoj se nuk ka asgjë tjetër në kampionatin shqiptar. Për momentin jam lojtar i Kukësit, dua të ndihmoj ekipin të arrijë objektivin, dua të fitojmë kampionatin e Kupën?.

Ofertat ? ?Do të doja ta them por nuk mund ta them në këtë moment, ka pasur interes nga shumë ekipe, nuk ka gjë konkrete. Mund të them edhe që nesër do të firmos por nuk ka gjë?.

Arsyet e largimit ? ?Patjetër ka të bëjë lekët, pro nuk është vetëm ajo. Por besoj se kam të gjitha mundësitë të luaj në një kampionat më të madh, atë kërkoj. E kam thënë edhe më parë që duhej të kisha ardhur më pare në Shqipëri, këtu më kanë vlerësuar më shumë si lojtar dhe besoj se jam gati për një kampionat tjetër. Kushtet janë shumë mbrapa në krahasim me të tjerët, në 2020 duhet të ndryshojë kjo gjë?.

Niveli i Superiores ? ?Nuk është i keq, është shumë i mirë, nuk e prisja kaq të mire. Niveli është i mirë me disa ndryshime do të rritej shumë kampionati shqiptar. A mund të luajnë në Greqi? Shumë lojtarë, gjysma e kampionatit shqiptar mund të luajë në Greqi, por sa të jesh lart je mire, sa të bësh gabimin e parë je shqiptar. Unë nuk e kam ndjerë se jam rritur atje, nuk e kam ndjerë. Por për të tjerët është e sigurt?.

Lajmet e fundit nga