LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti i Qendrës Europiane të Drogave/ Meta: Këmbanë e fortë alarmi me pasoja për vendin

1 Qershor 2020, 15:28, Politikë CNA
Raporti i Qendrës Europiane të Drogave/ Meta: Këmbanë e

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të  raportit vjetor të Qendrës Europiane të Drogave, i cili theksonte se kultivimi i kanabisit në Shqipëri pritet të rritet në muajt e ardhshëm.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Meta shkruan se kjo është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë.

Ndërsa shton se lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.

?Përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm.

Raporti vjetor i Qendrës Europiane të Drogave i publikuar së fundmi, është një këmbanë e fortë alarmi që duhet të zgjojë dhe t’i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.

Lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga