Connect with Us

Protestat e dhunshme/ Trump vlerëson Gardën Kombëtare, fajëson “anarkistët”

Bota

Protestat e dhunshme/ Trump vlerëson Gardën Kombëtare, fajëson “anarkistët”

Publikuar

-

Presidenti i SHBA Donald Trump vlerësoi Gardën Kombëtare, duke thënë se ajo po bën një punë të shkëlqer, në përgjigje të protestave që u shndërruan në dhunë në dhjetëra qytete amerikane, pas vdekjes së një afrikano-amerikani që ishte nën prangat e policisë.

Në komentet që bëri të dielën në Twitter, Presidenti Trump fajësoi “anarkistët e udhëhequr nga ANTIFA” për nxitjen e kaosit. Ai tha se Shtetet e Bashkuara do ta shpallin Antifën një organizatë terroriste.

Lidhja Amerikane Kundër Shpifjes e përshkruan Antifën si “një grumbullim të lirë grupesh, rrjetesh dhe individësh që besojnë në kundërshtimin aktiv dhe agresiv ndaj lëvizjeve të së djathtës ekstreme.”

Trazirat në të gjithë Amerikën kanë pasuar protestat përgjithësisht paqësore pas vdekjes në Mineapolis të 46-vjeçarit George Floyd, afrikano-amerikanit që humbi jetën pasi një oficer i bardhë e kishte vënë poshtë, duke i mbajtur gjurin mbi qafë për më shumë se tetë minuta.

LEXO EDHE:  Niveli i testimeve për koronavirusin/ Trump “përplaset” me Dr. Faucin

Në programin e Presidenti Trump për ditën e sotme përfshihej një videokonferencë me guvernatorët e shteteve, zyrtarët ligjzbatues dhe ata të sigurisë kombëtare për një diskutim që Shtëpia e Bardhë tha se synon “të mbajë të sigurta komunitetet amerikane”.

Prej disa netësh me radhë dhuna i është afruar edhe Shtëpisë së Bardhë. Mbrëmë, forcat e rendit u përballën përsëri me protestuesit në Sheshin Lafayette të Uashingtonit, ndërsa zjarrfikësit shuan një zjarr në pjesën e poshtme të kishës historike të Shën Gjonit në anën tjetër të rrugës që e ndan nga Shtëpia e Bardhë./VOA

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

Publikuar

-

Nga

Deputetja infektohet me Covid/ “Simpotmat më filluan pas seancës në Kuvend”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj është infektuar me virusin Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka thënë se simptomat kanë filluar të shfaqen pas seancës së Kuvendit që u mbajt të premten (10 korrik).
Deputetja u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse.

”Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,
Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.
Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.
Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi. Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK. Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë”, shkruan deputetja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hashim Thaçi intervistohet në Hagë

Publikuar

-

Nga

Hashim Thaçi intervistohet në Hagë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, hyri rreth orës 13 në Prokurorinë e Posaçme në Hagë që trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

Më 24 qershor kjo prokurori publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Para se të hynte në ndërtesën e prokurorisë ai tha se ndodhet në Hagë “për të respektuar për atë që kam ëndërruar dhe kam luftuar – Kosovën e pavarur, të bazuar në të drejta të barabarta, shoqëri shumetnike dhe sundim të ligjit. Jam i gatshëm të përballem me këtë sfidë të re dhe të dal i suksesshëm për djalin tim, familjen time, popullin tim dhe shtetin tim”, tha presidenti Thaçi.

Ai ritheksoi se askush nuk mund ta rishkruajë historinë, ndërsa nënvizoi besimin e tij “në paqe, të vërtetën, pajtimin dhe drejtësinë. Unë besoj në dialog dhe marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Kosova është histori suksesi, gjë për të cilën jam shumë krenar. E ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE, NATO dhe miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti Thaçi.

Akuzë ndaj presidentit të Kosovës dhe kryetarit të PDK-së nën dyshimet për krime lufte

Publikimi i akuzave muajin e kaluar nxiti reagime në shkallë të gjerë dhe kritika ndaj prokurorisë, veprimi i së cilës u cilësua nga vëzhgues në Kosovë si politikisht i motivuar.

LEXO EDHE:  SHBA tërheqin të gjitha trupat e mbetura nga Siria veriore

LEXO EDHE:  Niveli i testimeve për koronavirusin/ Trump “përplaset” me Dr. Faucin

Njoftimi për akuzat bëri që të anulohet edhe një takim Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë që pritej të mbahej më 27 qershor me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.

Gjykata e Posaçme, që vepron në bazë të ligjeve të Kosovës e që njihet me emrin “Dhomat e Specializuara”, e ka selinë në Hagë. Ngritja e saj u miratua në gusht të vitit 2015 nga parlamenti i Kosovës.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet rreth pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Martty, për përfshirjen në krime të disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë viteve të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.

Hetimet, sikurse edhe ngritja e gjykatës, janë shoqëruar me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Protestë kundër akuzave ndaj presidentit të Kosovës

Mbi 200 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019.

Një vit më parë në prokurorinë e posaçme u thirr edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lufta ndaj Covid-19/ Kosova vendos maskat me detyrim jashtë shtëpisë, vërtetim në hyrje të kufirit për…

Publikuar

-

Nga

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja për parandalimin e koronavirusit. Përmes mbledhjes elektronike, Qeveria Hoti ka marrë vendim që bartja e maskave jashtë shtëpisë/banese të jetë e detyrueshme.  Në kuadër të këtyre masave, Qeveria ka paraparë të pezullojë veprimtarinë e çerdheve publike e private. Qeveria ka aprovuar edhe vendimin me të cilin obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinës.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 13-të në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendime për masat që do të ndërmerren në funksion të luftimit dhe parandalimit të pandemisë Covid-19.

Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme për ndërmarrjen e masave, me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit Covid-19, është për obligimin e të gjithë banorëve të Kosovës që të bartin maskat për fytyrë në të gjitha aktivitetet jashtë shtëpive/banesave të tyre, si dhe të mbajnë distancë fizike prej 2m në ambiente të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre.

Vendimi obligon gjithashtu që të gjitha institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektues për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme – në hyrje të objektit – të cilat mund të shfrytëzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët.

Është miratuar edhe vendimi për ndërmarrjen e masave për qarkullimin e personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat në: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë.

Ndalesa fillon të zbatohet nga data 13 korrik 2020, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizik jashtë shtëpive/banesave të tyre në Komunat: Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë. Përjashtim nga ky vendim janë rastet urgjente shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë dhe për persona me nevoja të veçanta, kërkimi i ndihmës nga institucione përkatëse në rastet e dhunës familjare, vdekja e anëtarit të familjes dhe përkujdesja ndaj kafshëve shtëpiake, por jo më larg se 500 metra nga banesa/shtëpia.

Me një vendim të miratuar sot nga Qeveria është autorizuar Ministri i Shëndetësisë për plotësimin e Udhëzimit Administrativ për Kushtet për punë sa i përket hapësirës, kuadrit profesional dhe pajisjeve medicinale të institucioneve private dhe plotësimin e Udhëzimin Administrativ për Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta spitalore, duke tejkaluar të gjitha procedurat që përcaktohen me Rregulloren e Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për Shërbimin Ligjor Qeveritar. Plotësim ndryshimi i këtij akti nënligjor përfshin vetëm përcaktimin e kushteve/kritereve specifike për të kryer testime molekulare dhe serologjike  për Covid -19.

Qeveria ka aprovuar edhe vendimin me të cilin obligohen të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Bosnje e Hercegovinës që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës të dëshmojnë se nuk vuajnë nga Covid-19, me anë të vërtetimit që dëshmon testin RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e Republikës së Kosovës.

Përjashtimisht nga ky vendim, të gjithë qytetarët e këtyre vendeve, gjatë hyrjes përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për test RT-PCR, por ata do të nënshkruajnë një deklaratë ku deklarohen se në afat prej 3 orëve do ta lëshojnë territorin e Republikës së Kosovës. Edhe qytetarët e këtyre vendeve që shfrytëzojnë Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” për udhëtim në vendet e treta, nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për test RT- PCR.

LEXO EDHE:  Trump kërkon ndjesë për komentet denigruese seksuale të vitit 2005

LEXO EDHE:  Trump kërkon ndjesë për komentet denigruese seksuale të vitit 2005

Transportuesit që vijnë nga këto vende në Republikën e Kosovës, nuk kanë nevojë të prezantojnë vërtetimin për testin RT-PCR, por janë të detyruar të respektojnë protokollet për transport ndërkombëtar. Edhe transporti i organizuar me autobusë ose linja te rregullta ndërkombëtare në transit nga këto vende, nuk duhet të prezantojnë vërtetimin për testin RT-PCR, por  ata nënshkruajnë deklaratën me të cilën obligohen të lëshojnë territorin e Republikës së Kosovës brenda 5 orëve. Të liruar nga obligimi për prezantim të testit RT-PCR janë edhe diplomatët e huaj nga shtetet e lartë cekura që janë të akredituar në RKS, si edhe familjarët e tyre. Gjithashtu janë liruar nga prezantimi i testit RT-PCR të gjithë shtetasit e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët kanë edhe shtetësinë e Republikës së Kosovës, nëse kanë vendbanim në Kosovë.

Prezantimin e vërtetimit për test RT-PCR negativ gjatë hyrjes në Republikën e Kosovës, të bërë më së largu para 72 orësh, janë të obliguar ta bëjnë shtetasit e Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinës që kanë të rregulluar leje qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm në Republikën e Kosovës dhe ata që kanë të caktuar termine për mjekim në institucione shëndetësore të RKS-së dhe bartësit e dokumenteve personale të lëshuara nga Republika e Kosovës mirëpo me adresë vendbanimi në njërin nga shtetet e cekura në këtë vendim

Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private; aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Janë obliguar të gjitha qendrat tregtare në territorin e Republikës së Kosovës që veprimtarinë tregtare ta ushtrojnë prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 21:00, duke zbatuar në përpikëri kushtet sipas Manualit për mbrojtje nga COVID-19, e mbi të gjitha mbajtjen e detyruar të maskave dhe krijimin e kushteve për distancë fizike të konsumatorëve.

Vendimi i miratuar nga Qeveria e Kosovës pezullon punën e tregjeve publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, pezullon ceremonitë fetare; si dhe ndalon grumbullimin e më shumë se 5 personave në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme.

Të gjithë operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare janë të obliguar që të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal, ndërsa qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata me sëmundje kronike (diabet, hipertensioni arterial dhe sëmundje zemre, sëmundje kronike të mushkërive, pacientët më sëmundje të veshkave, pacientët me imunitet të suprimuar, pacientët onkologjikë etj.) mund të dalin jashtë në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit nga orës 05:00 deri në orën 10:00 dhe në orët e mbrëmjes nga ora 18:00 deri në orën 21:00./ Monitor

LEXO TE PLOTE