LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralele me indinjatën amerikane

1 Qershor 2020, 06:29, Opinione CNA
Paralele me indinjatën amerikane

Nga Ilir Levonja 

Çfarë ndodh në Minesota, çfarë ndodh në Tiranë? Çfarë bëjnë amerikanët, çfarë bëjnë shqiptarët? Apo përse ne nuk ngrihemi si ata se në fund të fundit dhuna e policisë është e hapur etj. Për më tepër kur shikon se si një kuadër i lartë si drejtor i policisë i raporton Komisionit të Sigurisë me argumenta mbi moralin si në kohën e Enver Hoxhës. Në vend që të japi dorëheqjen ose ta heqin, ai nxjerr një video lojë nga ato të fejsbukut ku nëna e adoleshenti të përdhunuar nga uniformat, ia vendos në kokë një të afërmi të familjes.

E të tjerët një batalion në funksion të kësaj logjike, i madh e i vogël shton se është dhe grua me moral të dyshimtë ajo, pasi është e ndarë nga burri? Pika e zezë, shqiptarinë tonë, kuadrot tona dhe mendësinë tonë. Nuk bëhen paralelizma me shoqërinë e amerikane dhe arsyet nuk janë një, por njëqind. Megjithatë e para fare dhe ajo që na mbyt si shoqëri ne nuk jemi një, nuk kemi një prirje, nuk kemi një forcë, pasi jemi të ndarë.

Jemi o me ne o me ata, vetëm me veten nuk jemi. Me veten si tërësi si shoqëri. Ne të vrasim, po mirë ama, o për Ramën o për Bashën, nuk ka midis tek ne, nuk ka vetvete. Dhe këto ditë të bisedosh me një qytetar amerikan qoftë ky i djathtë apo i majtë nuk ta fal dhunën, hiqeni nga mendja. Nuk e justifikon kush shqelmin në fyt për më tepër ku personi i dhunuar pohon në fije të zërit se nuk po mbushej dot me frymë.

Ashtu siç nuk justifikojnë edhe plot të tjera. Janë pamje që të ngjethin, me zë dhe që nuk i anashkalon njeri kollaj duke dëgjuar dëngla studiosh se me video merresh ti, akoma me ato ti, iku ai muhabet. Nuk ka të majtë të justifikoi të majtin apo i djathtë të djathtin, hiqeni nga mendja. Për më tepër kur bëhet fjalë për të drejta civile, racizmin etj. Ne jemi totalisht o me Ramën o me Bashën dhe kaq, por nuk jemi me veten. Njëqind vjet të na e fusi Rama, të na rrahi, të na burgosi, syve tua bëj prapë ka të drejtë. Kështu edhe krahu tjetër.

Kështu edhe në kohën e Enverit, ne e dënonim njëri-tjetrin katërcipërisht të bindur se ai tjetri, fqinji, shoku, i afërmi, kolegu ishte vërtetë armiku jonë. Shoqëria amerikane nuk është e tillë…, u publikua një video nuk pritën se çfarë do thoshte selia e partisë në opozitë apo ajo e partisë në pushtet, u ngritën dhe po bëjnë atë që po shikoni. Dhe sa për sqarim vala e dytë, apo përhapja ditë pas dite në gjithë Amerikën, ka të bëj edhe me autopsinë, raportin e dalë ca orë më pas ngjarjes së shëmtuar, raport që pohon se shkaku i vdekjes nuk është nga dhuna e shqelmit në fyt. Normale që do irritoheshin sepse në konceptin e një shoqërie bashkëkohore dhuna është totale, fizike, psikologjike, morale, mbytëse etj. Dhe nuk është se u pushua nga puna, u ndalua dhe po gjykohet vetëm ai polici që vuri shqelmin, por edhe ata katër të tjerët përreth me uniformë që bënin spektaktorin.

Tek ne i dekorojnë, bëjnë kryebashkiakër, deputetë, madje edhe nderi i kombit. Nuk e kemi patur dhe nuk e kemi akoma këtë nerv të tillë si shoqëri. Ja përse gjithçka është vetëm zhurmë.

Lajmet e fundit nga