Connect with Us

Ngjela e thotë troç/ “Nuk kam besim te Reforma Zgjedhore”

Politikë

Ngjela e thotë troç/ “Nuk kam besim te Reforma Zgjedhore”

Publikuar

-

“Të gjithë kryeministrat shqiptarë kanë shitur interesin kombëtar”/ Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme

“Nuk kam besim te Reforma Zgjedhore”. Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme avokati Spartak Ngjela, teksa komentoi tryezën e Këshillit Politik dhe takimet e krerëve të partive politike me ambasadorët.

Ngjela pretendon se Shqipëria nuk do të ketë zgjedhje të lira pa përfunduar Reforma në Drejtësi.

“Nuk kam besim te Reforma Zgjedhore, pa pushtet gjyqësor të pavarur nuk ka zgjedhje të lira. Këta kanë forca ekstra ligjore, të dyja partitë. Zgjedhje të lira nuk ka pa përfunduar Reforma në Drejtësi. Ndërkombëtarët ngulin këmbë tek ligji elektoral sepse mendojnë se Reforma në Drejtësi do të shkojë deri në fund”, u shpreh avoktai në studion e Euronews Albania./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Denoncimi i Ylli Rakipit, dhe historia e inceneratorëve me Ben Blushin

Publikuar

-

Nga

Ylli Rakipi, është drejtuesi i parë televiziv i cili ka mbajtur një qëndrim të fortë kundër inceneratorëve, kjo që në vitin 2017.

Ditën e martë, Zoti Rakipi ishte në emisionin “A Show”, të Adi Krastës, ku ka folur për çështjen e inceneratorëve.

Ndër të tjera, ai theksoi se një drejtues i lartë mediash i kishte ndërhyrë që të mos transmetohej emisioni, megjithëse ai u transmetua.( Lexo këtu)

Në fakt edhe para dhe pas emisionit, ka edhe portale dhe media të tjera të cilat kanë investiguar dhe publikuar me dhjetëra dokumente, përfshirë këtu edhe CNA.al, BIRN, apo edhe media të tjera.

Emisioni “Të Paekspozuarit” ishte studio e parë televizive ku u debatua fort për këtë PPP, një koncesion i cili quhet një aferë e madhe korruptive, jo vetëm nga opozita.

Zoti Rakipi theksoi se emrin e personit ia kishte thënë dy kolegëve, Andi Bushati e Fatos Lubonja, dhe atyre iu ishte dukur e pabesueshme.

Por, i vetmi person i botës së medias, që ka lidhje direkte me pronarët e inceneratorëve është Ben Blushi, sot pronar i Top Channel.

Eva Blushi

Ben Blushi, është ortak në kompaninë Em Capital Group, ku marrëdhënien tregtare e ka bashkëshortja e tij Eva Blushi.

LEXO EDHE:  Poli i tretë drejt formimit/ Agron Duka prezanton lëvizjen e re

LEXO EDHE:  “Basha e mbyll sot”/ Çfarë paralajmëron Dashamir Shehi

CNA.al ka treguar me dokumente zyrtare dhe ekskluzive, se EM Capital Group është një kompani e themeluar në Bullgari, me bashkëaksionerë Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe Eva Blushin, me 33% të kuotave. ( Lexo këtu)

Më pas është kjo kompani e cila ka ardhur në Shqipëri dhe ka blerë 51% të aksioneve të Lori Kafe. ( Lexo këtu)

Dhe sipas të dhënave të siguruara nga CNA.al, Ylli Rakipi qëndrimin e tij e ka pasur për Ben Blushin dhe ka qënë ky i fundit, personi që ka ndërhyrë që emisioni të mos transmetohej. Ashtu sikundër po vepron sot, duke bërë avokatinë publike të inceneratorëve./ CNA.al

Skandali me inceneratorët/ Ylli Rakipi: Më kërkuan të mos e transmetoja në emision

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017

Publikuar

-

Nga

Ruli konfirmon CNA.al/ Hiqen 30% e listës së 2017

Kryesia e Partisë Demokratike ka gati tashmë 326 emra që do të vijojë garën për të qenë në listat e kandidatëve të kësaj partie në zgjedhjet e 25 prillit.

Përpilimi i kësaj liste si edhe përjashtimi me votën e anëtarësisë të disa emrave të njohur ka shkaktuar jo pak debat në PD.

Por, ashtu sikurse CNA.al e kishte paralajmëruar, anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në PD, Genc Ruli, në një intervistë për Abc news, ka pranuar se 30% e listës së 2017-ës, do të hiqen.

Sipas tij, duke dashur që të bëjnë një listë fituese të demokratëve, komisioni ka patur qasjen që të largojë edhe më tepër nga lista në fjalë.

Ruli u pyet edhe me skualifimin nga gara të Klevis Balliut; Hekuran Hoxhallit dhe Astrit Veliajt, si edhe të tre kryebashkiakëve duke theksuar se anëtarësia i donte këta emra në PD, por jo në pozicione drejtuese.

Në lidhje me Berishën dhe debatit gjatë muajve të fundit, ai u shpreh se misioni mund të vazhdojë edhe jashtë politikës aktive.

Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.

Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc News.

Ekskluzive/ Zbulohen 21 emrat e rinj të listës Basha

Surprizat e listës Ruli-Luli në qarkun Tiranë/ Shtatë përfaqësimet nga këngëtarë, humoristë, ish-policë, ish-drejtorë hajdutë dhe deputetët e 2017-ës

Basha pranon publikisht se listën e kandidatëve e ka gati

Procesi skandaloz i përzgjedhjes së kandidatëve të PD/ Dalin skenarët e parë

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ruli kërkon përjashtimin e Berishës?/ Mesazhi për ish-kryeministrin: Misioni vazhdon edhe jashtë

Publikuar

-

Nga

Ruli kërkon përjashtimin e Berishës?/ Mesazhi për ish-kryeministrin: Misioni vazhdon edhe jashtë

Procesi i përzgjedhjes së listës së kandidatëve për deputetë të PD-së ka ngjallur edhe një lloj debati në distancë mes ish-kryeministrit Berisha dhe Genc Rulit, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të vlerësimit të emrave që mund të jenë në listën e demokratëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse me një gjuhë të moderuar, Ruli dhe Berisha kanë shkëmbyer mesazhe të forta me njeri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë sot për Abcnews, Ruli u shpreh se ai nuk mohon që Berisha ka kontribut të jashtëzakonshëm në PD, por se jo domosdoshmërisht angazhimi në politikën aktive nuk përbën domosdoshmëri për të vijuar misionin.

Unë fola çfarë mendova për veten time si Genc Ruli. Jam në të njëjtën kohë me Berishën dhe e theksova se Berisha ka kontribut. Edhe sot ka kontribut. T’i flasë demokratëve dhe të djathtëve. Ka goxha kontribut sepse është një njeri që nuk i shteron influenca.

Angazhimi jonë në politikën aktive dhe profesionale nuk është i nevojshëm dhe i detyrueshëm për të vazhduar misionin tonë. Misioni jonë mjafton edhe me një deklaratë publike, edhe me një intervistë publike apo edhe me një përshëndetje që i bëjmë anëtarëve të partisë.

Pra nuk shoh kontradita në ato që kam thënë. Unë ndjehem i lirë me veten time në këtë gjykim, prandaj bëra atë formulim që besoj jam mirëkuptuar edhe nga Berisha dhe nga shumë persona që e njohin Partinë Demokratike nga brenda“, u shpreh Ruli në Abc Neës.

LEXO EDHE:  Reforma Zgjedhore/ Kastriot Islami ngre “alarmin”: Dështimi është i garantuar

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Rama eshte bashkuar me Berishen dhe Bashen kunder Vettingut

Nga ana tjetër, kujtojmë këtu se, Ruli më datë 6 gusht në Abc News, i pyetur për Berishën ai tha: “Lavdia e zotit Berisha do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa diskutim.

Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty.

Ndërsa, një muaj më pas Berisha iu përgjigj Rulit në një intervistë në Syri TV duke e cilësuar si “viktimë të zgjuarsisë së tij“.

LEXO TE PLOTE