Connect with Us

Ngjela bën deklaratën “bombë”/ “Basha është kërcënuar nga ambasadorët”

Politikë

Ngjela bën deklaratën “bombë”/ “Basha është kërcënuar nga ambasadorët”

Publikuar

-

Akuzat e forta të Ngjelës/ Kryeministrat e Shqipërisë kanë shitur interesin kombëtar pwr postet e tyre

Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme avokati Spartak Ngjela për kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha.

Ngjela pretendon se Basha është kërcënuar nga ambasadorët, të cilët i shkuan sot në zyrë liderit të opozitës për Reformën Zgjedhore.

“Fakti që opozita kërkon nesër mbledhjen dhe ka pasur një takim sot (takimi i ambasadorëve me Bashën), do të thotë se është kërcënuar. Takimi i sotëm kishte një nivel të lartë. Gjithçka merret me kërcënim dhe kjo është turp për shqiptarët”, u shpreh ai në Euronews Albania.

Avokati e  thelloi edhe më tej deklaratën, teksa tha se ndërkombëtarët u kanë bërë presion liderëve politikë, pasi sipas tij kanë informacione se kanë kryer shkelje ligjore.

LEXO EDHE:  (Fjala e plotë) Malltezi atakon Bashën/ Servilët të mbajnë si kristal që mos thyhesh, dil nga zyra

“Dje krizën e shkaktoi opozita me kërkesa të reja. Do ta shikojnë nesër, nëse ka reformë dhe pranohen ato që ka thënë Yuri Kim. Po të dali ambasadorja dhe të nxjerri ato që ka, këto rrëzohen, por ajo nuk i nxjerr po i përdor në këto raste. I ruajnë për në tavolinë. Ti si mendon se i thonë Saliut, ti je njeri i madh? Si e mendon? I kanë nxjerr. Dhe është politike në të gjithë botën kështu veprohet prandaj nuk shkelet ligji. Ndaj çdo person që bën shkelje në politikë nuk është më i pavarur dhe kur këto”, përfundoi Ngjela./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Kocodhima

    1 Qershor, 2020 at 10:47 pm

    Ik ore palle thashethemexhi

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbeti jashtë listës/ Gurakuqi injoron Komisionin “Nishani-Ruli”: Kam besimin e Bashës

Publikuar

-

Nga

Pasditen e sotme sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi publikoi emrat e vlerësuar nga komisioni për kandidatët që do të jenë pjesë e listës për përfaqësim politik të zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të ardhshëm.

Por në listë mungojnë disa emra të njohur, mes të cilëve Ervin Salianji, Endri Hasa, Tritan Shehu, por edhe Romeo Gurakuqi.

Ish-deputeti i qarkut të Shkodrës Romeo Gurakuqi në një intervistë për Abcnews.al e injoroi vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD-në duke deklaruar se ka besimin e Lulzim Bashës dhe do të jetë në drejtimin e qarkut të Shkodrës për fushatën e zgjedhjeve.

Romeo Gurakuqi u shpreh se pavarësisht vendimit të komisionit, rëndësi ka besimi te kryetari i partisë dhe fakti që ishte i pari i votuar në listën e bazës në Shkodër.

Intervista
Si e komentoni vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve?

Shtyrja nuk do të thotë se nuk jam.

Si e gjykoni që nuk jeni pjesë e listës së parë?
Duhet të pyesni ish-presidentin edhe atë zotërinë që ka qenë ministër i Punëve të Jashtme.

LEXO EDHE:  (Fjala e plotë) Malltezi atakon Bashën/ Servilët të mbajnë si kristal që mos thyhesh, dil nga zyra

LEXO EDHE:  Arben Imami sulmon Bashën/ Përfitues, nuk më bashkon asgjë me të

Ju cfarë shije ju lë, ka shkuar dicka keq te puna juaj te aksioni opozitar?
Nuk ma ha mendja. Unë kam marrë mbështetjen maksimale në Shkodër, kam qenë më pak i kontestuari, 3.5% kontestime, i pari përsa i përket kontestimeve më të ulëta. Mora konfirmimin e bazës, për metodologjinë duhet të pyesni komisionin.

Kjo ju distancon nga fushata për zgjedhjet e ardhshme?
Jo, jo! Do të jem në drejtim të qarkut të Shkodrës.

Do të jeni nëse iu vendos Lulzim Basha te pjesa e 20%?
Unë do të jem në pozicionin që kam pasur.

Keni besim te kryetari?
Po, patjetër. Besimplotë. Kryetari ka besimin tim të plotë dhe unë kam besimin e kryetarit. Kjo është e rëndësishme.

Pavarësisht vendimit të komisionit?
Po, patjetër.

LEXO TE PLOTE

Politikë

U la jashtë listës së PD/ Reagon Salianji: Nuk jam i konsumuar

Publikuar

-

Nga

Ish deputetei i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas skualifikimt nga listat e kandidatëve për deputet.

Salianji thote se beteja e gjatë opozitare i ka shërbyer të kuptoj se cili person do të jem në politikë. Ai thekson se misioni i tij i vetëm është një dhe i vetëm, që demokratët të jenë fitues.

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë. Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare . Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik. Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike. Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetar Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishēm e legjitim. Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues”, shkruan Salianji./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Procesi farsë i përzgjedhjes së kandidatëve/ Si u tall Basha me Salianjin & Co

Publikuar

-

Nga

Procesi farsë i përzgjedhjes së kandidatëve/ Si u tall Basha me Salianjin & Co

Sot në mbrëmje Lulzim Basha pas reagimeve të forta të disa kandidatëve dhe publikimeve nga dje në media të emrave të skualifikuar, ka publikuar dy lista ku përpiqet të justifikojë një sërë emrash që ai ka hequr, nga rreth 3600 emra të propozuar nga demokratët dhe rreth 500 prej tyre të votuar në bazë.

Emrat e hequr janë kryesisht ish deputetë por edhe drejtues të këtyre shtatë viteve të PD, të cilët në mënyrë të turpshme u çuan për tu votuar në bazë dhe pasi morën mbështetjen e saj, në një proces thuajse skandaloz dhe totalisht farsë, i shtohet edhe tallja dhe poshtërimi i tyre.

Përse duhet të poshtërohej Ervin Salianji, Tritan Shehu e shumë emra të tjerë në listë?

Mjaftonte që në fillim Lulzim Basha t’i thërriste, tu thoshte se nuk do të kandidonin dhe do të ishin nesër elita e qeverisjes së PD, por disa qarqe do të freskoheshin.

Përse duhet që njerëzit të votojnë në bazë, të krijohen debate, beteja dhe me vota negative më keq akoma dhe më pas të merren dhe të hidhen në kosh me justifikimin se do të shikohen në një fazë tjetër, kur në fakt udhëzimi i firmosur nga vetë Lulzim Basha tashmë i quan të djegur personat të cilët janë skualifikuar nga një komision i cili në fakt, CNA.al e ka thënë që ditën e parë se është pa asnjë vlerë integriteti politik për shkak të vetëpërfaqësimit që ka.

Duke lënë mënjanë komisionin, shohim se është shpikur një listë si elita përfaqësuese e PD, me disa emra të cilët disa janë votuar në Tiranë, kush në Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë e disa të tjerë që edhe pse janë votuar janë hequr.

Ndërkohë, që këta janë viktimat e dyta të një votimi që “vrau” Klevis Balliun, Hekuran Hoxhallin, apo edhe Astirt Veliaj në Berat apo edhe ndonjë tjetër lart e poshtë. Pa folur për emrat që u hoqën nga demokratët por që me manipulimin e procesit nga Gaz Bardhi dhe ekipi i tij u lanë të ishin pjesë e listës.

Sot, është treguar me një akt publik sesi tallet Lulzim Basha me njerëzit e tij. Kështu është tallur edhe me ekipin që kishte, me Eno Bozdon, Fatbardh Kadillin e të tjerë në viin 2017, pra elitën e partisë që krijoi pas ardhjes së tij në krye të PD, duke iu hequr emrat e duke mos i vënë as kandidatë për deputetë duke i hedhur në kosh të plehrave. Më pas shkoi dhe iu lëpi atyre për ta mbështetur se ai kishte ndryshuar për të qenë sërish kryetari i PD.

LEXO EDHE:  Basha mashtron mediat/ Tallet me gazetarët

LEXO EDHE:  Reagimi i Ambasadës ruse për Rezolutën e Parlamentit/ Spartak Ngjela zbërthen mesazhin e koduar

Sot po e bën sërish dhe po e bën me të tijët, me ata që i ka krijuar vetë dhe i futi vetë në listat e 2017 që shkaktuan një humbje katastrofale por edhe kjo mënyrë e zgjedhur nga Lulzim Basha nuk është një falje apo një ndjesë për atë që ka ndodhur në 2017, aspak.

Kjo është edhe më e neveritshme sepse Lulzim Basha sërish tregon se po e mbështete, po i dole në krah ai vetëm të hedh, të keqpërdor dhe në momentet e kulmit të një karriere politike të fluturon atje ku ti nuk e pret.

Kështu ka bërë sot Lulzim Basha me shpikjen e tij të radhës me dy lista të cilat tregojnë atë që CNA.al e ka thënë që ditën e parë që është një proces farsë nga një komison farsë dhe pa integritet politik i cili sot tregoi se nuk vlente por ishte ajo marioneta e Lulzim Bashës që i duhej këtij të fundit për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve dhe goditjen që do t’i bënte trupës së deputetëve, atyre që u ndërpreu mandatin në mes, atyre që u tall duke i kandiduar apo atyre që u shiti mandatet apo edhe atyre që u premtoi se do t’i rikandidonte, do t’i fuste në lista vetëm që ta mbështesinin vetëm që të rizgjidhej kryetar.

Tashmë Luli tregoi se kush është, procesi një farsë e paparë dhe padëgjuar më parë në PD që sot ka shkaktuar “viktima” të tjera.

Jo se dikujt “po i digjet barku” për Ervin Salianjin e ndonjë tjetër, por njerzit kontribuojnë në një forcë poltike në baze të disa vlerave dhe parimeve. Pas kontributit del një Lulëzim që nuk t’i njeh këto por pasi të përdor të hedh në kosh te plehrave. Kështu ka ndodhur me një pjesë të listës, kështu ka ndodhur shpesh me Lulzim Bashën dhe kështu ka për të ndodhur përsa kohë njerëzit do besojnë ende tek Luli. tek farsat e tij dhe tek tallja që ai u bën demokratëve.

LEXO TE PLOTE